2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Zeinah Salahi bëhet drejtoresha e re e USAID-it në Kosovë

Më të lexuarat

Zeinah Salahi u betua si Drejtoreshë e Misionit të USAID -it në Kosovë, në një ceremoni të drejtuar nga Administratori i USAID, Samanta Power.

Në ceremoninë virtuale mori pjesë edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Phillip S. Kosnett.

Ambasadori Kosnett foli për kontributet e zonjës Salahi gjatë qëndrimit të saj në Kosovë si Zëvendës Drejtore e Misionit dhe theksoi rolin e USAID -it në zhvillimin e Kosovës. Ai shtoi se nën udhëheqjen e zonjës Zeinah ai sheh një të ardhme të ndritur për USAID -in në Kosovë.

USAID promovon dhe demonstron vlera demokratike jashtë vendit, dhe avancon një botë të lirë, paqësore dhe të begatë.

Objektivi i USAID-it është të mbështesë partnerët që të bëhen të pavarur dhe të aftë për të udhëhequr udhëtimet e tyre të zhvillimit, duke zvogëluar shtrirjen e konfliktit, duke parandaluar përhapjen e sëmundjeve pandemike dhe duke kundërshtuar nxitësit e dhunës, paqëndrueshmërisë, krimit ndërkombëtar dhe kërcënimeve të tjera të sigurisë.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit