1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zëdhënësi i Vatikanit, Lombardi: I marrim në konsideratë reagimet e Turqisë

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi, pas fjalëve të shprehura ditën e dielë nga Papa Françesku lidhur me ngjarjet e vitit 1915 tha se “Nëse ka reagime nga Turqia ne i marrim në konsideratë këto”, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Zëdhënësi Lombardi, në një konferencë shtypi të përjavshme të organizuara nga Vatikani iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Ndaj një pyetjeje të një gazetari për marrëdhëniet Turqi-Vatikan pas shprehjeve të Papës ditën e dielë në lidhje me ngjarjet e 1915 është dhënë përgjigja se: “Papa foli goxha qartë. Ai i është referuar deklaratës së përbashkët të nënshkruar nga Papa Gjon Pali II. Në kuadër të referimit ai përdori shprehjen “gjenocid”. Vazhdoi përdorimin e termit të përdorur më parë”.
 
Lombardi i cili ka theksuar se nuk dëshirojnë të hyjnë në polemika. “Nuk është e nevojshme që të bëhen deklarata më të detajuara nga unë apo dikush tjetër në lidhje me këtë temë. Nëse ka reagime nga pala turke, do ti marrim në konsideratë këto. Nuk kemi dëshirë të hyjmë në polemika. I marrim në konsideratë reagimet”.
 
Lombardi i cili ka e ka quajtur “si të çuditshëm” propozimin e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan për krijimin e një komisioni në lidhje me ngjarjet e 1915, ku ai parashtroi se deklarata e Papës me një efekt pozitiv ka shtyrë që Erdoğan të mendojë këtë.
 
“Porpozimi i Erdoğan  për ngritjen e komisionit mua më kënaq. Edhe që Turqia nuk e ka pranuar gjenocidin prej vitesh ne jemi në dijeni. Kjo nuk është ndonjë e re. Nuk kam bërë ndonjë deklaratë ‘se nuk ka patur asnjëherë propozim për një komision të përbashkët historik’. Unë e kam theksuar se ato që ka shprehur Erdoğan janë të kuptimta. Ju lutem mos më detyroni për deklarata të tjera. Ne duam të parandalojmë çdo polemikë. Nëse turqit dëshirojnë të bëjnë reagimet e tyre sigurisht mund ti bëjnë”.
 
Papa Françesku, më 12 prill në Vatikan në një meshë të mbajtur për armenët, duke iu referuar deklaratës së nënshkruar nga Papa Gjon Pali i Dytë, në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 u shpreh se “Gjenocidi i parë i  shekullit të 20-të” dhe kjo situatë hapi rrugën për një reagim të fortë nga ana e Turqisë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit