-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zbuteni dhimbjen në muskuj!

Më të lexuarat

Nëse pas një kohe të gjatë të aktiviteteve të reduktuara ose të ndërprera plotësisht, filloni që të ushtroni në mënyrë intensive dhe nëse nuk jeni parapërgatitur, dhimbja në muskuj do të jetë e pashmangshme.

Pothuajse nuk ekziston ndonjë person që nuk e ka përjetuar një gjë të tillë, ndërsa ju kujtohet mirë që të nesërmen nuk kanë mundur të dalin nga shtrati ose që me mund të madh i kanë kryer edhe detyrat më të lehta të përditshme. Për ta zbutur dhimbjen dhe për ta aftësuar trupin për ushtrime të reja, duhet t’i merrni disa masa të caktuara. Një prej tyre është që menjëherë pas ushtrimeve të pini sa më shumë ujë, për ta shmangur dehidrimin dhe për të mos i lënë muskujt pa rrjedhje të mjaftueshme të gjakut.

Konsumoni vitaminë e, minerale, magnez, zink dhe kalium, ndërsa menjëherë pas ushtrimeve mund ta përdorni edhe një tabletë kundër dhimbjeve.

Nëse dhimbja nuk është tepër e fortë, ndihmon edhe masazhi, por vetëm 12 orë pas ushtrimeve, e jo menjëherë kur trupi është i ngrohur. /zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit