Shumë njerëz vuajnë nga artriti ditët e sotme dhe kjo sëmundje prek njerëzit e të gjitha moshave, madje edhe fëmijët. Ajo shoqërohet nga dhimbje dhe inflamacion në nyje dhe simptoma të tjera të zakonshme si ënjtje, ngurtësi dhe probleme me lëvizjen.
‘Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve’ raportojnë se rreth 52.5 milionë të rritur dhe 300.000 fëmijë në Amerikë u diagnostikuan me një lloj artriti në një periudhë prej dy vjetësh, nga 2010 në 2012. Po sipas këtij raporti, deri në vitin 2040 numri i të prekurve nga artriti do të arrijë në 78 milionë.
Artriti mund të bëhet pengesë për të zhvilluar veprimtari jetësore të domosdoshme. Dy llojet më të zakonshme të artritit janë: osteoartriti dhe artriti rheumatoid.
Susie është një grua që vuante nga artriti. Sapo moti ndryshonte, duart e saj fillonin të fryheshin. Ajo arriti të luftojë artritin dhe të rivendosë trupin e saj në gjendjen normale duke bërë një ndryshim të thjeshtë jetese. Ajo ndërpreu konsumimin e produkteve të qumështit si dhe produkte të tjera që përmbajnë proteina shtazore.
Ajo e ndoqi këtë plan diete rregullisht dhe pas dy muajsh ajo vuri re përmirësime, sepse nuk ndiente më dhimbje.
Ajo thotë se kushdo që vuan nga artriti, duhet të shmangë mishin dhe produktet e qumështit, sepse proteinat e kafshëve kanë një ndikim të madh në nivelet e aciditetit të trupit. Aciditeti i tepërt në trup është një nga fajtorët kryesorë për shfaqjen e artritit. Sipas saj, është shumë e rëndësishme gjithashtu të bëni aktivitete fizike dhe të mbani një peshë normale trupore.