1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Zbulohet varri i mbretit Nemrud?

Më të lexuarat

Në tumën e Mbretit Nemrut, i cili ka jetuar në Malin Nemrut 2 mijë e 700 vjet më parë dhe që njihej si një mbret mizor, janë zbuluar një sërë veprash historike.

Kërkimtari Jazar Tërehan Serdar bëri një vlerësim mbi zbulimet dhe tha: “Kur një njeri mizor fillonte të shtypte popullin, atëherë ai thirrej Nemrut. Mbretëria që i përkiste këtij mbreti ishte ajo e Saljangëzit në Trabzon. Ne arritëm të zbulojmë tumën e Mbretit Nemrut si dhe vendin ku ndodhet vazoja e famshme e cila u bë shkak lufte midis mbretërisë së Trabzonit dhe asaj të Gjeorgjisë”.

Gërmimet në tumë do të fillojnë me ardhjen e pranverës.

Mendohet se në fund të gërmimeve do të zbulohen të thëna të rëndësishme që do të nxjerrin në dritë periudhën e asaj kohe.

“Vazoja historike e cila u bë shkak i luftës dhe që do të jetë një burim i mirë i të dhënave të asaj periudhe me pikturat që ka të vizatuara, është më e rëndësishme edhe se varri”, tha Tërehan Serdar i cili shtoi se “vazoja do t’i japë drejtim njohurive historike”./TRT

*Artikulli permban qendrimet e redaksise nga ku eshte marre artikulli dhe nuk permban ate cfare redaksia kohaislame.com e di per te vertete.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit