0.1 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Zbulohet unaza 1 mijë vjeçare, ja çfarë ishte shkruar në të

Më të lexuarat

Një unazë e gjetur në një varr të shekullit të 9-të tregon lidhjet e hershme mes vikingëve dhe botës islame.

Unaza, që daton më tepër se 1000 vjet më parë, është gjetur brenda varrit të një gruaje vikinge në Suedi dhe në gurin e saj është shkruar: ‘për Allahun’ ose ‘Allahut’. Ndërsa dihet se vikingët e shtrinë pushtetin e tyre në tokat më të largëta, artefakti i zbuluar konfirmon teorinë se qytetërimi i lashtë detar ka bërë biznes me tregtarët islamikë.

Sipas ‘Science News’, unaza është zbuluar gjatë gërmimeve në një vendbanim viking, në Birka, Suedi, në vitin 1800. Deri vonë mendohej se guri i unazës ishte një ametist ngjyrë violet, por tashmë ekspertët kanë zbuluar se është xham i ngjyrosur, një material ekzotik i kohës.

Shkencëtarët në Universitetin e Stokholmit përdorën një mikroskop skanimi për të përcaktuar materialin dhe për të zbuluar në mënyrë të qartë një shkrim të lashtë arab që quhet shkrim ‘Kufic’, ku lexohet ‘për Allahun’ apo ‘Allahut’.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit