-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Zbulohet shkaku/ Ja pse u rrëzua avioni pranë Moskës…

Më të lexuarat

Hetuesit kanë bërë të ditur se sensorët e shpejtësisë që ishin ngrirë, mund të jenë shkaku i rrëzimit tragjik të avionit rus afër Moskës, ku humbën jetën 71 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhi.

Sensorët që nuk ishin në gjendje të rregullt për shkak të akullit, ndoshta kanë treguar shpejtësinë e gabuar, ka bërë të ditur Komisioni ndërshtetëror rus i aviacionit, bënë të ditur BBC.

Avioni i kompanisë “Saratov Airlines” është rrëzuar vetëm disa minuta pasi ka fluturuar të dielën nga Aeroporti Domodedovo në Moskë.

Avioni Antonov An-148 ishte nisur drejtë Orskit në Ural, e kontrolli i fluturimit e kishte humbur kontaktin me të, në orën 14:27. Flightradar 24 ka bërë të ditur se avioni gjatë rënies kishte shpejtësinë prej 1000 metra/minutë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit