Zbatuesi i projektit për zbulimin e burimeve të hidrokarbureve kryesisht gazit, njoftoi për zbulimin e një zone të madhe gaz mbajtëse në detin e Omanit.
Z. Naser Keshavarz njoftoi se sasia e ndodhur në këtë thesar është e barabartë me të gjithë sasinë e rezervave aktuale të Iranit. Duke folur mbi uljen e rezervave të hidrokarbureve në shkallë botërore gjetja dhe zbulimi i burimeve të reja është pjesë e programeve që ai drejton. Burime zyrtare njoftojnë se sasia e rezervave të hidrokarbureve që mund të nxirren në Iran është 300 miliardë fuqi, rezerva që mund të shtohen me kërkime dhe studime të reja. Aktualisht Irani ka 33 trilion m3 rezerva gazi duke e renditur Iranin të dytin në botë.