Sipas tyre, mjafton një skaner i thjeshtë për të identifikuar pacientët të cilët janë gati të pësojnë një atak kardiak.
Shkencëtarët përdorën një skaner PET-CT i cili normalisht përdoret për të diagnostikuar kancerin, për të gjetur përbërësit kimik të njohur si gjurmues radioaktiv. Këto gjurmues radioaktiv injektohen më pas në trupin e pacientit. Gjurmuesi i njohur si F- fluorid natriumi, identifikon në mënyrë të saktë zonat me rrezik të lartë në zemër duke lëshuar një lëng ndriçues i cili mund të shikohet në skaner.
Zonat me më shumë rrezik janë depozitat e dhjamit në arterie, të cilat nëse shpërthejnë do të shkaktonin një mpiksje që bllokon furnizimin me gjak të zemrës. Studimi i financuar nga British Heart Foundation dhe Chief Scientist Office, pjesë e qeverisë skoceze, u krye në dy grupe pacientësh. 40 persona të cilët sapo kishin pësuar një atak në zemër dhe 40 persona në rrezik për të pësuar një atak në zemër.
Skanimi tregoi se më shumë se 90% e pacientëve me atak në zemër kishin një zonë të ndriçuar në vendin e bllokimit, i cili shkaktoi atakun në zemër. Ndërsa, pothuajse gjysma e pacientëve që rrezikonin atakun në zemër kishin gjithashtu një zonë të ndriçuar e cila hamendësonte se shumë shpejt, po të mos merreshin masat e duhura, do të pësonin një atak në zemër.
Kardiologu Dr. Marc Dweck, i cili drejtoi kërkimin tha se për herë të parë ishte vërtetuar se zbulimi i pacientëve që mund të pesojnë atak kardiak është i mundur. Sipas tij ky zbulim kishte potencialin të transformonte mënyrën e identifikimit dhe kurimit të pacientëve. Skanerët PET-CT gjenden në shumë spitale nëpër Britaninë e Madhe dhe ndihmojnë në diagnostikimin e kancerit, por rrallë përdoren për pacientët me probleme në zemër./Ind/kohaislame