-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Zbulohet Memoriali për të Pagjeturit

Më të lexuarat

Në oborr të Kuvendit të Kosovës është ngritur Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës.
Memoriali u zbulua nga kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli si dhe familjarët e të pagjeturve.
 
Kryeministri Isa Mustafa tha se sot është një ditë e rëndë për të gjithë Kosovën dhe një ankth për familjarët e të pagjeturve.
 
Sipas Mustafës Qeveria është e përkushtuar që të punojë në çështjen që të gjithë të pagjeturit të kthehen në vendlindjen e tyre, ndërkaq ata që kanë marrë pjesë në masakra të marrin përgjegjësinë dhe të dalin para drejtësisë.
 
Mustafa premtoi se kjo çështje do të diskutohet edhe në Bruksel ku do t’i bëhet presion Serbisë për kthimin e të gjithë trupave që konsiderohen të pagjetur.
 
Ndërkaq, kreu i Kuvendit tha se qëllimi i organizimit të “Javës së të pagjeturve” dhe ngritja e përmendores, ishte përcjellja e një mesazhi human dhe paqeje, se këta njerëz u mungojnë të gjithëve dhe se institucionet e Republikës së Kosovës bashkëndiejnë dhembjen me familjarët e të pagjeturve.
 
Sipas tij, atyre që i mbajnë ende trupat e tyre, t’u përcillet mesazhi human se është momenti i fundit që ata të kthehen në tokën e vet.
 
“Si përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, dëshirojmë të përçojmë edhe mesazhin politik se fqinjësia e mirë dhe partneriteti janë përkushtim i Republikës së Kosovës, por ato mund të arrihen vetëm në atë moment kur shpirti i këtyre familjarëve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës do të jetë i qetë, kur këta njerëz që ende janë të pagjetur, të prehen në tokën e vet. Kjo është edhe simbolika e kësaj përmendoreje, e cila e shpreh tërësinë tonë, ndërsa ato pjesë që mungojnë janë pikërisht të pagjeturit tanë”, theksoi kryetari Veseli.
 
Sot është 27 Prilli dita e të pagjeturve të luftës. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit