0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Zbulohet mekanizmi antiinflamator i dietës dhe i agjërimit

Më të lexuarat

Hulumtuesit në Shkollën e Mjekësisë në Yale kanë zbuluar se një komponent i prodhuar nga trupi gjatë dietave ose agjërimit mund ta bllokojë një pjesë të sistemit imunitar të përfshirë në disa çrregullime inflamatore si diabeti i tipit 2, arteroskleroza dhe sëmundja Alzheimer.
Në studimin e tyre, të publikuar në numrin e 16 shkurtit të revistës online Nature Medicine, studiuesit përshkruan se si kompleksi β-hydroxybutyrate (BHB) në mënyrë të drejtpërdrejtë e pengon NLRP3, e cila është pjesë e një seti kompleksi të proteinave të quajtura inflamazome, transmeton Koha.net. Inflamazomet e nxisin reagimin inflamator në disa çrregullime, duke i përfshirë sëmundjet autoimune, diabeti i tipit 2, sëmundja Alzheimer, arteroskleroza, dhe çrregullimet autoinflamatore.
“Këto gjetje janë të rëndësishme sepse metabolitet endogjene si BHB të cilat e bllokojnë inflamazomin NLRP3 mund të jenë të rëndësishme kundër shumë sëmundjeve inflamatore, përfshirë ato ku ka mutacione në gjenet NLRP3”, tha Vishwa Deep Dixit, profesor në Seksionin e Mjekësisë Krahasuese në Shkollën e Mjekësisë në Yale.
BHB është një metabolit i prodhuar nga trupi në reagim të agjërimit, stërvitjes me intensitet të lartë, kufizimit kalorik, ose konsumit të dietës ketogjenike me nivel të ulët të karbohidrateve. Dixit tha se dihet mirë që agjërimi dhe kufizimi i kalorive e redukton inflamacionin në trup, por ishte e paqartë se si qelizat imune përshtaten në disponueshmërinë e reduktuar të glukozës dhe në qoftë se ato mund të reagojnë ndaj metabolitëve të prodhuara nga oksidimi i yndyrës.
Duke punuar me qelizat e imunitetit të minjve dhe njeriut, Dixit dhe kolegët u fokusuan në mënyrën se si makrofaget – qelizat e specializuara imune që prodhojnë inflamacion – reagojnë kur ekspozohen ndaj trupave ketone dhe nëse kjo ndikon në kompleksin inflamazon.
Ekipi e aplikoi BHB në modelet e miut të sëmundjeve inflamatore të shkaktuara nga NLP3, transmeton Koha.net. Ata zbuluan se kjo reduktoi inflamacionin, dhe ky inflamacion u reduktua edhe kur minjve u ishte dhënë një dietë ketogjenike, e cila i lartësonte nivelet e BHB në gjak.
“Rezultatet tona sugjerojnë se metabolitët endogjenë si BHB të cilat janë prodhuar gjatë dietave me nivel të ulët të karbohidrateve, agjërimit, apo stërvitjeve me intensitet të lartë mund ta ulin inflamazomin NLRP3,” tha Dixit./koha
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit