2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

ZBULOHET ILAÇI I RI KUNDËR TUBERKULOZIT

Më të lexuarat

Sipas një studimi të paraqitur në Konferencën Ndërkombëtare për sëmundjen SIDA në Uashington, një kombinim i ri i barërave, brenda dy javëve, i ka vrarë 99% të baktereve të pacientëve me tuberkuloz.

Kjo i ka rritur shpresat se është gjetur ilaç i ri kundër formave rezistuese në rritje të tuberkulozit.

Shkencëtarët thonë se përzierja e tri ilaçeve mund ta përshpejtojë trajtimin dhe të ndihmoj në reduktimin e emergjencës së formave rezistuese të tuberkulozit.

Doktor Mel Shpigelman, nga grupi kërkimor jofitimprurës, Aleanca TB, ka thënë gjatë konferencës në Uashington, se tuberkulozi është vrasësi më i madh i pacientëve me AIDS dhe se tuberkulozi duhet të frenohet në masë shumë më të madhe me qëllim që të ndalet epidemia AIDS.

Studimi ishte publikuar në revistën prestigjioze mjekësore për sëmundjet infektive, The Lancet.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit