-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zbulohet ëmbëltuesi natyror që nuk përmban kalori

Më të lexuarat

Konsumoni shumë ëmbëlsirat por keni frikë nga mbipesha. Ëmbëltuesi natyror ‘stevia’ që ndryshe nga panxhari i zakonshëm, është shumë i ëmbël nuk përmban kalori. Ka zëra në industrinë e ushqimit që besojnë se pudra e ‘stevias’, e cila është 300 herë më e ëmbël sesa sheqeri dhe që nuk ka asnjë kalori, mund të ndihmojë në luftën kundër obezitetit dhe diabetit.

Tingëllon si shumë e bukur për të qenë e vërtetë, gjithë ajo ëmbëlsi prej sheqeri pa asnjë kalori. Por një ekstrakt nga një bimë e gjetur në Amerikën e Jugut është arma e mundshme që mund të ndikojë në fitimin e luftës kundër obezitetit dhe që do të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të miliona njerëzve në të gjithë botën, shkruan TCh.

Sheqeri natyror i quajtur ‘stevia’ është rreth 300 herë më i ëmbël sesa panxhari i zakonshëm ose kallamsheqeri, që shkakton aq shumë dëme në dhëmbët e secilit.

Dr. Margaret Ashuell, një pjesëtare e “Scientific Advisory Board of the Global Stevia Institute”, një shërbim informacioni i ofruar prej furnizuesve më të mëdhenj me ‘stevia’, beson se përfitimet shëndetësore të këtij zëvendësuesi të sheqerit janë të pallogaritshme.

‘Stevia’ mund t’i ndihmojë njerëzit të shijojnë origjinën natyrore të ëmbëlsisë, duke shmangur kaloritë që dëmtojnë shëndetin dhe prishin balancin e dietave.

“Ka mundësi të pafundme për industrinë e ushqimit që të zhvillojë produkte të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e krizës botërore të obezitetit”, shprehet dr. Margaret Ashuell.

E përdorur prej qindra vjetësh në kuzhinën e Amerikës së Jugut, u është shtuar ushqimeve si një ëmbëltues dhe po ashtu si një trajtim i mirë për presionin e lartë të gjakut, problemeve të zemrës dhe dy llojeve të diabeteve.
Tani, kompanitë ushqimore shumëkombëshe po përpiqen të gjejnë mënyrën e duhur që të shfrytëzojnë përfitimet që sjell sheqeri natyror ‘stevia’.Sipas statistikave më të fundit të shëndetit, në Angli rreth 65 për qind e meshkujve dhe rreth 58 për qind e femrave janë mbipeshë ose obezë. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit