2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zbulohet cili ministër e bleu biletën e aeroplanit 6 mijë e 843 euro

Më të lexuarat

Për pak ditë ishte ministër, por e shfrytëzoi mirë pozitën. Ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikajt, nuk iu dhimbsën aspak taksat e qytetarëve kur pagoi një biletë aeroplani hiç më pak se 6 mijë e 843 euro.
 
Nikaj, që vinte nga radhët e AKR-së, kishte udhëtuar vitin e kaluar për në Japoni, e që biletën e kishte të klasit biznes, raporton KTV.
 
Për këtë rast ka folur në “Interaktiv” ministrja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, porse nuk ka dashur të tregonte emrin.
 
Shpenzimi kaq i madh për biletë të aeroplanit figuron edhe në raportin e auditorit. Për më shumë auditori, ka dhënë vërejtje pikërisht për këtë çështje.
 
Por një ish-ministër që vjen nga radhët e AKR-së, Ismet Mulaj, thotë se ministrat e subjektit të tij politik kanë qeverisur me dinjitet. Ndërkohë që për biletën prej rreth 7 mijë eurosh, Mulaj thotë se bashkëpartiaku i tij ishte në delegacion me asokohe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
 
Mulaj pohon se ministrja Bajrami e ka humbur rrugën duke u marrë me të kaluarën, ndërkohë që, sipas tij, ka harruar të merret me problemet reale që ka Kosova, transmeton Koha.net.
 
Shoqëria civile kërkon që shpenzime të tilla prej mijëra eurosh vetëm për udhëtime dhe shpenzimet enorme të ministrave kërkohet të ndalen menjëherë. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit