4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Zbulohen së paku tetë varreza masive në Libi, sekretari i OKB-së shprehet i shokuar

Më të lexuarat

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur thellësisht i shokuar me zbulimin e varrezave masive në territorin e Libisë që së voni u rimor nga kontrolli i forcave të komanduara nga gjenerali Khalifta Haftar. Ai bëri thirrje për hetime transparente për këtë rast.

Guterres gjithashtu i bëri thirrje qeverisë libiane të përkrahur nga OKB-ja që t’i sigurojë varrezat masive, t’i identifikojë viktimat, t’i zbulojë shkaktarët e vdekjes dhe t’ua kthejë trupat familjarëve. Zëdhënësi i tij bëri të ditur se sekretari e ka ofruar përkrahjen e Kombeve të Bashkuara për marrjen e këtyre masave.

“Sekretari i përgjithshëm edhe një herë ua rikujton të gjitha palëve të konfliktit në Libi obligimet e tyre sipas ligjit humanitar ndërkombëtar dhe ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, tha zëdhënësi i Guterres-it, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Kombet e Bashkuara njoftuan të premten se së paku tetë varreza masive janë zbuluar në Libi, shumica prej tyre në qytezën Tarhuna, që kishte shërbyer si bastion i forcave të Haftarit gjatë fushatës 14-mujore për marrjen nën kontroll të kryeqytetit Tripoli.

Këto gjetje kanë ngjallur frikë për nivelin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në territoret e kontrolluara nga forcat e gjeneralit Haftar, duke i marrë parasysh vështirësitë e dokumentimit të rasteve në një zonë aktive të luftës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit