0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Zbulime të reja kundër kancerit të prostatës

Më të lexuarat

Së shpejti mjekët mund të përdorin një barkod të ri gjenetik në analizat e gjakut, përveç ekzaminimit të zakonshëm, me anë të të cilit mund të përcaktohet se në ç’shkallë është kanceri i prostatës.

Kërkuesit në Britani kanë zbuluar gjurmë të qarta gjenetike për kancerin e prostatës dhe kanë projektuar një test eksperimental gjaku që mund t´i lexojë ndryshimet gjenetike si një barkod. Kërkuesit thonë se testi i gjakut mund të përdoret në analizat ekzistuese të PSA-së (Antigjeni Specifik i Prostatës), për të përcaktuar se cili mashkull ka nevojë për kurë më urgjente dhe më të fortë.
Ekzaminimet dhe biopsitë

Për shumë meshkuj, sidoqoftë, ekzaminimi shpesh çon tek biopsitë, të cilat aktualisht janë e vetmja mënyrë për të parashikuar ecurinë e kancerit të prostatës. Por biopsitë mund të mbartin komplikime të forta, sipas Johann de Bono, drejtori i ekipit të kërkimeve për kancerin e prostatës në Institutin e Hulumtimeve kundër Kancerit (ICR), në Londër.

Një analizë gjaku, argumenton ai, do të ishte shumë më e lehtë për pacientët dhe potencialisht më e saktë, dhe do të lejonte që sëmundja e tyre të vlerësohej gjatë mjekimit. “Kjo analizë mund të japë gjithashtu informacione që një biopsi s´mund t´i japë, për shembull se si mund të mbijetojë sistemi imunitar i pacientit,” thotë de Bono. Kanceri i prostatës është kanceri i dytë më i shpeshtë tek meshkujt, pas atij në mushkëri.

De Bono i referohet kancerit të prostatës si një “sëmundje shumë e shumëllojshme.” Ai thotë se disa njerëz mund të jetojnë me të pa shfaqur asnjë simptomë, ndërsa të tjerë e shohin veten duke u përballur me një formë shumë agresive dhe me rrezik për jetën.
Lloje të ndryshme

Analiza e re e gjakut do të ndihmonte për të dalluar lloje të ndryshme kanceri dhe t´u lejonte mjekëve për të përcaktuar kurën e duhur. Ekipi i de Bonos skanoi gjenet në kampionë gjaku nga 100 pacientë që vuanin nga kanceri i prostatës, në një qendër të zhvillimit të barnave në Londër, e cila drejtohet nga ICR-ja dhe Fondacioni Royal Marsden, si dhe në një qendër kanceri në Glasgou.

Grupi përbëhej nga 69 pacientë me kancer të përparuar dhe 31 pacientë të cilët ishin në hapat e parë të sëmundjes, me rrezikshmëri më të ulët.
Duke përdorur statistika të ndërlikuara matematikore, kërkuesit i ndanë pacientët në katër grupe, duke u bazuar në strukturën e aktivitetit të gjeneve të tyre, çka do të thotë në barkode. Ata matën aktivitetin e gjeneve duke analizuar nivele të ARN-së, materialit gjenetik që ndihmon ADN-në për t´u kthyer në proteina.

Disa njerëz mund të jetojnë me prostatë pa shfaqur asnjë simptomë
Pasi inspektuan progresin e pacientëve dy vite e gjysmë më vonë, kërkuesit vërtetuan se pacientët e njërit grup mbijetuan për një kohë shumë më të shkurtër se tre grupet e tjera. Modelimi statistikor i mëtejshëm identifikoi nëntë gjene kyçe aktive që ishin të përbashkët në të gjithë pacientët e këtij grupi.

Gjetje të ngjashme në kërkimet amerikane
Më pas, shkencëtarët britanikë testuan 70 njerëz të tjerë me kancer aktiv në Shtetet e Bashkuara, dhe konfirmuan se nëntë gjenet mund të përdoreshin për të identifikuar pacientë të cilët së fundmi kishin mbijetuar për një kohë shumë të shkurtër: 9.2 muaj më shumë, krahasuar me 21.6 muaj me pacientët që nuk kishin këtë sistem gjenesh.

Ekipi kërkimor tha se kjo strukturë gjenesh përfshin një numër gjenesh që përdoren nga sistemi imunitar trupor, duke sugjeruar se sistemi imunitar është i ndrydhur, në meshkujt tek të cilët kanceri është i përhapur në të gjithë trupin e tyre.

Në një tjetër projekt, një skuadër kërkuesish amerikanë e drejtuar nga profesori William Oh i Institutit të Kancerit Tisch në fakultetin e mjekësisë Mount Sinai, identifikoi një komplet prej gjashtë gjenesh, që lidheshin me një formë më agresive kanceri të prostatës, në një grup prej 62 pacientësh. Struktura gjenetike e ekipit amerikan i ndau pacientët në dy grupe: njërin me një kohë mesatare mbijetese prej 7.8 muajsh, dhe tjetrin me 34.9 muaj.

Të dyja studimet u publikuan në Lancet Oncology. “Nëse testet do të vërtetoheshin në një numër më të madh pacientësh, ata do të ishin menjëherë të dobishme për t´u treguar pacientëve dhe mjekëve se si është gjendja.

Me fjalë të tjera, cilët pacientë do të mbijetonin për dy vite, dhe cilët më pak se një vit,” thotë Malcolm Mason, dekani i kërkimeve në shkencat jetësore dhe shëndetësore në Universitetin e Kardifit, njëkohësisht ekspert i kancerit në prostatë në qendrën britanike të kërkimeve kundër kancerit.

‘E thjeshtë dhe jo e kushtueshme’

Por Mason nxiton të evidentojë se analiza e gjakut “do të hapë dyert” për pyetjet rreth kurimit. “A do të jetë e mundur që pacientët me një diagnozë më të përkeqësuar të përfitojnë nga një terapi më intensive si për shembull kemioterapia, në një fazë më të hershme?” pyet ai. “Dhe a do të përdoret më mirë terapia e mëtejshme hormonale tek pacientët me diagnozë më të mirë?”

Mason thotë se këto janë pyetje, të cilat s´mund të marrin përgjigje pa teste të mëtejshme klinike. De Bono i përshkruan rezultatet e analizave të gjakut të bëra nga ekipi i tij si “të thjeshta dhe të jo të kushtueshme”. Ai thotë se kjo analizë do të jetë e disponueshme për një përdorim rutinë në pesë vitet e ardhshme. Mason mezi po e pret. “Kjo mund të ishte një tjetër pjesë e enigmës, që do të zgjidhej duke bashkuar të gjitha copëzat e ndara.”kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit