0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Zbulim i rëndësishëm nga shkencëtarët turq

Më të lexuarat

Në Universitetin e Ushakut duke përdorur perlitin, i cili është një gur me prejardhje vullkanike, është prodhuar një lloj stofi që filtron 98% të rrezatimeve të dëmshme diellore që shkaktojnë sëmundjen e kancerit.

Ndihmës Doçentja, Doktoreshë Bahar Tiber, pedagoge në Degën e Inxhinierisë së Tekstilit pranë Fakultetit të Inxhinierisë, tha se duke përdorë perlitin, pra duke e kthyer gurin vullkanik në pluhur e kanë zbatuar atë në copën e pambukut.

Tiber bën të ditur se ky është aplikimi i parë i tillë në botë ndërsa shton se pas studimeve në shtresën e ozonit janë vënë re se janë rritur problemet e lëkurës tek njerëzit. 

Pedagogia nënvizon se falë kësaj pëlhure njerëzit do të ndikohen në mënyrën më të ulët nga rrezet Ultra Violet. 

Ky lloj stofi do të përdoret në shumë fusha, duke filluar që nga çadrat, tendat e diellit e deri tek prodhimi i çadrave të zakonshme, po ashtu edhe në prodhimin e perdeve dhe rrobave. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit