Zbritja e Melekëve nën udhëheqjen e Xhibrilit alejhi selam në ditën e Bedrit për t’i ndihmuar Muslimanët.
Kur u ndeshën dy ushtritë në betejën e Bedrit, Pejgamberi alejhi selam tha: “O Zot, nëse ky grup shkatërrohet sot, nuk do të ketë më njeri që do të të adhuroj. O Zot, nëse Ti dëshiron, më kurrë nuk do të adhurohesh pas kësaj dite.” Pejgamberi aljehi selam aq shumë ishte lutur saqë xhaketa e Tij i kishte rënë prej supeve të Tij dhe Ebu Bekri ia vendosi sërish dhe i tha: “Mjaftë o i dërguar i Allahut, e bezdise Zotin tënd.”
Pastaj Pejgamberi alejhi selam e uli kokën e tij dhe shkurt mbylli sytë dhe e ngrit kokën dhe tha: “Gëzohu o Ebu Bekër, ky është Xhibrili brenda pluhurit të ngritur”, ndërsa në një rivajet tjetër thuhet: “Gëzohu o Ebu Bekër, të erdhi ndihma e Allahut, ky është Xhibrili, ai i prin kalit të tij, duke e mbajtur për dizgjinë brenda pluhurit të ngritur.”
Pastaj Pejgamberi alejhi selam doli prej kasolle në të cilën ishte dhe në të cilën e kishte përgatitur betejën, duke thënë “Sëshpejti do të thyhet grupi dhe (secili prej tyre) do t’a mbathë.” (El-Kamer, 45) pastaj e mori një grusht një grusht rërë, u kthye në drejtim të mushrikëve dhe tha: “U bëfshin fytyrat e tuaja të shformësuara.”
Ai gjuajti rërë drejtë fytyrave të tyrë dhe rëra , të cilën e gjuajti Pejgamberi alejhi selam i mbushi sytë, gojët dhe hundët e të gjithë mushrikëve.
Transmetimet të cilat flasin rreth asaj se si melekët i kanë ndihmuar muslimanët në luftë kundër mushrikëvë në Bedër, janë të shumta njëra prej tyre është prej Ikrimes, i cili thotë:
“Atë ditë binin kokat e njerëzve, duke mos u ditur se kush i qellonte, edhe duart priteshin, ndërsa njerëzit nuk e dinin se kush i priste.”
Ibn Abasi r.a ka thënë: “Kur ndonjë musliman shkonte pas mushrikut, ai papritmas e dëgjonte goditjen e kamxhikut pas tij dhe zërin e kalorësit mbi të, i cili thoshte: “Përpara o Hajzum” Pastaj ai e shikonte mushrikun para tij dhe e shihte se koka e tij kishte rënë në tokë dhe ai shkonte për ti treguar Pejgamberit alejhi selam , ndërsa Ai thoshte: “Të vërtetën e ke thënë, ajo është përkrahje prej qiellit të tretë.”
Kurse Ebu Sejid El-Mazuni ka thënë: “Me të vërtetë shkova pas një mushriku që ta vrasë, mirëpo koka e tij ra para se ta qëllonte shpata ime dhe unë e kuptova se e kishte vrarë dikush tjetër.”
Kur një ensar e kishte dërguar Abasin të Pejgamberi alejhi selam , i cili kishte thënë: “Pasha Zotin, ky nuk më ka zënë robë . Mua më ka zënë rob një njeri tullac, një njeri prej njerëzve më të mirë mbi një kalë laraman, ndërsa unë nuk po e shohë në mesin e njerëzve.”
Një prej ensarëve kishte thënë: “Unë e kam zënë rob o i Dërguar i Allahut” . Ndërsa Pejgamberi alejhi selam i tha: “Hesht, Allahu të ka ndihmuar me melekun e ndershëm”
Ibën Abasi r.a ka thënë: “Melekët kurrë nuk kanë luftuar përveзse në ditën e Bedrit, në rastet tjera ata vetëm prezentonin për numër dhe përkrahje, mirëpo ata nuk kanë luftuar.”
Suhej Ibën Amri ka thënë: “Në ditën e Bedrit kam parë njerëz në të bardha me kuaj të larmë ndërmjet qiellit dhe tokës, trima e të shënjuar, se si vrisnin dhe zinin robër.”
Hakim benu Hizami, i cili ishte në anën e mushrikëve para se ta pranoj Islamin, kishte thënë: “Kam qenë prezent në betejën e Bedrit kur në qiell u paraqit diзka sikurse mantel i zi dhe i cili i mbushi të gjitha horizontet dhe e përfshiu tërë luginën dhe më ra ndërmend se kjo është diзka me të cilën është ndihmuar Muhamedi alejhi selam dhe me të vërtetë, nuk ishte asgjë tjetër përveзse disfatë dhe takim me melekët.”
Ndërsa Xhubejr Ibën Mut’imi i cili atëbotë ishte në anën e mushrikëvë, ka thënë: “Para disfatës në Bedër pashë diзka si mantel i zi se si zbriste prej qiellit sikurse buburreca të zinj dhe aspak nuk kam dyshuar se ata janë melekë dhe asgjë tjetër nuk ndodhi përveзse humbjes sonë.”
Ibën Kethiri në veprën e tij; “Bidaje ven nihaje” përmend se ndërmjet Pejgamberit alejhi selam dhe sahanëve, të cilët ishin me të dhe në mes ujit ishte shkretëtirë, rëra e së cilës ishte shumë e thatë dhe e nxehtë dhe muslimanët ishin rraskapitur për shkak të lëvizjes së rënduar dhe dhe shejtani këtë e kishte shfrytëzuar për të futur shqetësime në zemrat e besimtarëve, duke u përshpëritur atyre; “Ja, ju po pohoni se jeni të mbrojtur prej Allahut dhe se në mesin tuaj është Pejgamberi i Tij, kurse mushrikët ua morrën ujin.”
Atëherë Allahu xh.sh lëshoi shi të bollshëm, me зka i freskoi besimtarët; me të ata ishin pastruar, me të i largoi shqetësimet e shejtanit. Në të vërtetë, shiu e kishte ftohur dhe e kishte forcuar rërën e shkretëtirës, e cila mundësoi lëvizjen më të lehtë të muslimanëve, në të njejtën kohë me vullnetin e Allahu, ai u shkaktoi baltë mushrikëve dhe ata lëviznin me vështirësi. Pejgamberi alejhi selam arriti me ithtarët e tij deri të mushrikët, ndërsa Allahu xh.sh e forcoi me besimtarët dhe me njëmijë melekë, të cilët ishin ndarë në dy radhë, në njërën radhë 500 melekë nën udhëheqjen e Xhibrilit a.s ndërsa në radhën tjetër 500 melekë të tjerë nën udhëheqjen e Mikailit a.s. Iblisi i mallkuar erdhi me parinë dhe me ushtrinë e tij në formën e njerëzve nga fisi Benu Mudelexh. Iblisi ishte në formën e Suraka ibën Malik ibën xhu’shemit dhe ai u tha mushrikëve: “Sot askush nuk do t’ju mund, me të vërtetë unë jam aleati juaj.”
Mirëpo iblisi i mallkuar iku prej betejës kur pa se si zbresnin Xhibrili alejhi selam dhe melekët. Xhibrili a.s u nis drejt iblisit të mallkuar dhe Iblisi kur pa se ai është duke shkuar drejt tij, ai këputi dorën e tij, e cila ishte në dorën e një mushriku dhe filloi të ikë bashkë me ushtrinë e tij, ndërsa mushriku i cili mbante për dore tha: “O suraka, a nuk the se je ti aleati jonë!”
Ndërsa Iblisi tha; “Me të vërtetë unë i frikësohem Allahut, ndërsa Allahu dënon ashpër.” (Bidaje ven nihaje)
Gjithashu edhe këto ajete:
“Ju nuk i mbytët (në të vërtetë) ata, por All-llahu (me ndihmën që ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte ata, por All-llahu (të ndihmoi) i gjuajti, e (bëri këtë) për t’i shpërblyer besimtarët me një dhunti të mirë nga ana e Tij. All-llahu gjithзka dëgjon dhe di. Ja kjo është e vërteta. All-llahu dobëson dredhitë e mohusve (kufarëve). Nëse ju (idhujtarë) kërkuat fitore, ja, ku e keni fitorën, po nëse hiqni dorë (nga lufta kundër Pejgamberit), ajo do të jetë në dobinë tuaj, e nëse ju ktheheni, edhe Ne kthehemi. Ana (grumbulli) juaj nuk do t’ju vlejë asgjë edhe nëse është e madhe, sepse All-llahu është me besimtarët. (El-Enfal 17-19)”
K. Gashi, Shkëputi nga libri: “XHIBRILI alejhi selam, besniku i shpalljes së Zotit dhe Bota e Melekëve”- Autor: Mensur Abdulhakim Muhammed