1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Zbardhni dhëmbët me preparate shtëpiake

Më të lexuarat

Që dhëmbët tuaj të jenë të bardhë nuk është e domosdoshme që të shmangni kafenë e mëngjesit dhe cigaren. Një herë në javë dhëmbët mund t’i zbardhni me anë të ushqimeve të cilat sigurisht që i keni në shtëpi. Buzëqeshjen e bukur nuk e sigurojnë trajtimet e shtrenjta të zbardhimit të dhëmbëve. Po ashtu, nuk do të thotë se dhëmbët tuaj do të duken bukur vetëm nëse nuk e pini duhanin apo nuk pini kafe. Mësoni se si t’i zbardhni dhëmbët nga preparatet të cilat mund t’i përgatitni vetë në shtëpi!

Soda e bukës Kjo mënyrë e zbardhimit të dhëmbëve praktikohet me vite. Përzieni një lugë me sodë bikarboni, pakëz kripë dhe disa pika të uthullës së mollës. Përgatitja e fituar duhet të shkumojë. Vendoseni atë në brushën e dhëmbëve dhe lani dhëmbët ngjashëm sikurse bëni me pastë. Pas kësaj dhëmbët lani me pastë të zakonshme. Me sodë bikarboni dhëmbët lani vetëm njëherë në javë deri në procesin e zbardhimit të mjaftueshëm. 

Uthulla e mollës Mos e teproni me uthullën e mollës, sepse në sasi të madhe mund ta dëmtojë zmaltin dhëmbëve. Me qëllim që të shmangni këtë komplikim, një lugë uthulle të mollës përziejeni me pak ujë. Në kombinim me ujin, uthulla e mollës nuk është aq e fuqishme, ndërsa pas vetëm disa trajtimeve, dhëmbët tuaj do të jenë të bardhë. Edhe një herë në fund, bëni kujdes dhe mos e teproni, pasi si çdo proces tjetër i zbardhimit kjo mund të ndikojë që të dëmtohet zmalti i dhëmbëve dhe të dobësohen dhëmbët e si pasojë e kësaj ata lehtë mund të bëhen me vrima ose të thyhen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit