-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Zavendësshefi i AKI’s ka me qenë serb. Mustafa e Vucic pajtohen edhe për Asociacionin e Komunave Serbe

Më të lexuarat

Mbas nji takimi disa orësh, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ai i Sërbisë Aleksandar Vucic, firmosën marrëveshjen për drejtësinë. 
Marrëveshja e nënshkrueme nuk ishte e vetmja çashtje që u diskutue në takimin e së Hanës në Bruksel. 

Televizioni Rrokum nga nji zyrtarë i naltë i koalicionit qeveritar, ka marrë vesh  se
Mustafa e Vucic kanë arritë marrëveshje edhe për disa çashtje tjera. 

Zavendësshefi i Agjencisë Kosovare për Intelegjencë, ka me qenë serb, madje, ai duhet  me qenë patjetër i pranueshëm edhe nga qeveria e Beogradit. 
Kjo asht njana prej marrëveshjeve t’arrituna. 

Po ashtu Televizioni Rrokum, merr vesh se Gjykata në veri të Kosovës ka me i pas gjithsej 18 gjyqtarë, ndërsa 50 për qind e tyne kanë me qenë të komunitetit serb dhe 50 për qind shqiptarë. 
Por, marrëveshja e firmosun në Bruksel, kërkon që për të gjithë gjyqtarët, dritën e gjelbër me jep qeveria serbe.

Mustafa e Vucic, simbas këtij zyrtari kanë fol edhe për Asociacionin e Komunave serbe, tue arritë edhe pajtueshmëni. 
Me këtë marrëveshje Asociacioni i Komunave Serbe ka me e pas mbikqymjen mbi gjyqtarët serb dhe ka me pas kompetenca ekzekutive. 
Po ashtu, asht arritë marrëveshje që Lista Serbe me vazhdu marrëveshje e koalicionit që ka lidh me PDK’n e LDK’n.

Mbas arritjet se marrëveshjes, kryeministri Mustafa asht mjaftue me nji status në Facebook, tue lavdue marrëveshjen e arritun, shefi i qeverisë ka theksue se gjyqësori ka me qen funksional në tanë territorin e Kosovës. 

Nuk ka harrue me falënderue mikëpritësen e BE’s Frederica Mogerin dhe ekipin e tij.
Ndërsa kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic ka deklarue se me Mustafën janë pajtue që kryetari i gjykatës në Veri të Mitrovicës me qenë serb dhe se numri i gjykatësve asht 14 me 11 në të mirë të shumicës shqiptare.

 “Në Gjykatë kanë me punue  numër i njajtë i gjyqtarëve, 9 shqiptarë dhe 9 serbë, po ashtu kjo asht nji zgjidhje e mirë mbasi në Mitrovicën e Jugore numri i gjykatësve asht 14 me 11, në favor të shqiptarëve. Gjykata ka me pas edhe degët e saj në Zubin Potok dhe Leposavic. Kjo u arritë me insistimin tonë”, ka thanë kryeministri i Serbisë, Vucic. 
Fjalë po thuajse të njajta me kryeministrin Mustafa, ka dhanë edhe ministri i drejtësisë

Hajredin Kuçi, i cili edhe duhet me e aplikue këtë marrëveshje në dikasterin që ai drejton, ku tha.
“Qëllimi i marrëveshjes asht integrimi i asaj pjese të territorit tonë në sistemin tonë të drejtësisë, në zbatimin e ligjeve të Kosovës dhe në respektimin e autoritetit të institucioneve qendrore në çdo pjesë të vendit tonë”, ka thanë Kuçi.

Por për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje shkumja e kryeministrit Mustafa me i vazhdue bisedimet me Serbinë, asht vazhdim i asaj që e bante Hashim Thaçi. 
Kryeministri Mustafa ka paralajmërue se me tue kthye nga Brukseli ka me i raportue kuvendit dhe qytetarëve për tana pikat që asht marrë vesh me Vucicin.
Bisedimet Kosovë-Serbi rinisën mbas nji ndërpremje gati 10 mujore. 

Si Mustafa ashtu edhe Vucic, u lanë për herë të parë në tavolinën e dialogut, si shefa të qeverive. 
Edhe shefja e diplomacisë Europiane, Mogerini  e ndërmjetësoi për herë të parë këtë proces. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit