5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Zamira, gruaja që shpenzoi 18 mln euro në një dyqan të vetëm luksi

Më të lexuarat

Pasi shpenzoi 18 milionë euro në një dyqan të vetëm luksi brenda 10 vitesh, (mesatarisht 5000 euro në ditë) autoritetet i kërkojnë asaj dhe bashkëshortit që të vërtetojnë pasurinë, përndryshe do të humbasin edhe shtëpinë 20-milionë-dollarëshe në Londër.

Zamira Haxhijeva është bashkëshortja e Xhahangir Haxhijevit, ish drejtor i Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit. Ai u arrestua në vitin 2016 dhe u dënua me 15 vite burg për mashtrim dhe përvetësim të paligjshëm të fondeve. Gjykata i kërkoi të kthejë 39 milion dollarë.

Shtatë vite më parë, një kompani “offshore” bleu shtëpinë 20-milion-dollarëshe pranë dyqanit luksoz “Harrods”, në emër të bashkëshortes së Haxhijevit. Ajo ka shpenzuar mesatarisht 5000 Euro në ditë te ai dyqan, ose rreth 18 milionë euro në total. Një ditë, sipas hetimeve, kishte shpenzuar rreth 200 mijë euro në parfume, stoli e ora dore. Të nesërmen ishte kthyer për blerë 2000 euro verë. Ajo kishte dy vende parkimi të garantuara te Harrods.

Zamira ka deklaruar në gjykatë se është e pafajshme, dhe se ajo e bashkëshorti po kthehen në viktima të një padrejtësie të madhe. Avokatët thonë se bashkëshorti i saj është dënuar vetëm sepse nuk ka rënë dakord me politikanët e korruptuar në Azerbajxhan, ndaj i kanë kërkuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që ta marrin në mbrojtje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit