-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Zaevi don t’i bëj për veti shqiptarët e Strugës, ndërsa i mashtroi për Monstrën!

Më të lexuarat

Shkup, 31 gusht- Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev ka filluar të bëjë hapat mbrapa, ai vizitoi dje Strugën ku pjesa dërmuese e qytetarëve janë shqiptar, por më nuk premtoi më se do të publikoj dëshmit për rastin “Monstra”.

Ai ka filluar që tani fushatën parazgjedhore ka vizituar në qendër të këtij qyteti turistik dhe më von ka shkuar në komunën e Vevcanit ku në karnevalet vjetore fyhen në mënyr raciste shqiptarët.

Me këtë Zaev dëshiron që të arsyetohet para shqiptarëve të cilët i ka manipuluar plot pesë muaj duke i lënë në ankth dhe pritje të madhe për të dëshmuar të vërtetën për rastin më famëkeq me emrin Monstra ku gjashtë shqiptar të pafajshëm nga Shkupi u burgosën me burg të përjetshëm.
Me javë lideri i opozitës po ikë nga opinioni për shkak se punën e tij e mbaroi me sukses duke nënshkruar marrëveshjen e dy qershorit ku LSDM-ja merr një pjesë të pushtetit në qeverinë e Gruevskit.
LSDM-ja merr ministri dhe postin e prokurorit special. Por, shqiptarët nuk fituan asgjë me mbështetjen e Zaevit ku një pjesë e tyre u anëtarësuan në partinë e Zaevit në Tetovë dhe Shkup, madje dolën edhe në protestën gjithë popullore që u mbajt në Shkup para godinës së Qeverisë.
Kjo dëshmon manipulimet e tejskajshme të partisë maqedonase të cilët kanë ideator kryesor ish kryeministrin Branko Cërvenkovski i cili është autor i vrasjeve makabre në Gostivar në vitin 1997, për vrasjen në Universitetin e Tetovës dhe rastet tjera të montuara ndaj shqiptarëve.
Nga ana tjetër, shqiptarët edhe pse me eufori të madhe i dhanë përkrahje të madhe Zaevit, ata përfundimisht sot u dëshpëruan sepse LSDM-ja taktizoi deri në momentet e fundit me dëshmitë rreth rastit “Monstra” të cilat asnjëherë nuk i publikoi, por i shfrytëzoi si alibi për të ngritur adrenalinën te shqiptarët

.
Ndërkohë partitë shqiptare dhe qytetarët shqiptar njëherë e përgjithmonë duhet të kuptojnë manipulimet që i bën pala maqedonase sipas skenarëve të dikurshme të Beogradit dhe ish Jugosllavisë duke i manipuluar shqiptarët deri në moment të fundit dhe duke mos dhënë asnjë efekt.

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit