9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Zaev: Për të gjithë deputetët do të blihen vetura zyrtare

Më të lexuarat

Harxhimet e rrugëve për deputetët që llogariten sipas ligjeve aktuale paraqesin harxhim të madh për qytetarët. Përmes debatit duhet të gjendet zgjidhje e pranueshme edhe për qytetarët edhe për deputetët.

Këtë sot e deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen nëse në Parlament do të propozohet ndonjë propozim për ndryshim të këtyre ligjeve.

“Mund të blejmë vetura për të gjithë deputetë, t’u sigurojmë banesa në Shkup, mund t’i ndryshojmë mënyrat për udhëtim përmes riorganizimit të rregullores. Deputetët kanë javët për debat, për votim dhe të jenë me qytetarët, kurse qëllimi përfundimtar është që ta dëgjojmë zërin e qytetarëve të cilët në këtë moment kanë qëndrim kritik, njësoj sikurse ne kur ishim në opozitë”, tha Zaev dhe theksoi se logjikisht një vendim i tillë duhet të sillet përmes debatit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit