1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

YouTube lëshon aplikacionin e ri për iPhone

Më të lexuarat

Disa ditë përpara se iOS 6 të aderojë në iPhone pa poseduar një aplikacion të para-instaluar në YouTube, Google ka lëshuar një version të ri me disa përditësime të dukshme.

Dhjetëra mijëra video shtesë tani mund të lëshohen përgjatë aplikacionit për iOS. Kjo do ta bëjë të mundshme vendosjen e reklamave, gjë që ishte e ndaluar nga aplikacioni i dizajnuar nga Apple.

Aplikacioni i ri për YouTube përfshin një rrugë të re për të shfletuar ndonjë kanal në të cilin jeni abonuar – vetëm tërhiqeni nga e majta në djathtë gishtin mbi ekran për të parë një listë të tyre – dhe opsionet e reja për shpërndarje të videove me shokë, duke përfshirë rrjetin Facebook dhe Google+.

Muajin e kaluar, lëshimi i ri beta i iOS largoi aplikacionin për YouTube, që ka qenë pjesë e sistemit operativ mobil të Apple që nga lëshimi i iPhone.

Apple tha në atë kohë që licenca e vet për të përfshirë YouTube-in ka përfunduar dhe që përdoruesit janë të lirë për t’iu qasur YouTube-it përgjatë uebit për celularë ose ndonjë aplikacion të ardhshëm që YouTube vetë do ta ndërtojë.

Ju mund ta shkarkoni aplikacionin duke klikuar këtu. (PC World Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit