-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

YouTube do të bllokojë videot që lartësojnë nazizmin

Më të lexuarat

YouTube bëri të ditur se do të heq të gjitha përmbajtjet që mohojnë Holokaustin dhe “ngjarjet tjera të dokumentuara të dhunshme”.

Ky është një ndryshim i rëndësishëm në politikën e kompanisë për t’u ballafaquar me kritikat se ndonjëherë me përmbajtjet e saj promovon gjuhën e urrejtjes dhe dhunën.

Qëllimi i këtij vendimi është të pastrohet ekstremizmi dhe gjuha e urrejtjes në këtë rrjet të popullarizuar.

Shërbimi i shkëmbimit të videove në internet në pronësi të Google gjithashtu deklaroi se do të heqë videot që përligjin ideologjinë naziste dhe promovojnë grupe që besojnë në epërsinë e tyre mbi të tjerët.

Përveç kësaj, do të hiqen edhe profilet e autorëve të video-incizimeve që disa herë kundërshtojnë politikat e reja të YouTube, madje edhe nëse drejtpërdrejt nuk i shkel./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit