9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

“YOLO approach”, trendi i ri i burimeve njerëzore për vitet e ardhshme

Më të lexuarat

“You only live once” (në shqip “Kemi vetëm një jetë”). Mund të përmblidhet në këtë mënyrë koncepti që është në thelb të Yolo Economy, një lëvizje e cila ka lindur në SHBA por po përhapet dalëngadalë, edhe në vende të tjera të botës, veçanërisht te brezi i Millennials (ata që bëjnë pjesë në grupmoshën 26 – 40 vjeç) dhe te brezi Z (nën 25 vjeç).

Pas më shumë se një viti të mbyllur në shtëpi, përpara një ekrani për shumë orë në ditë duke punuar, në video-thirrje të pambarimta, mësimi online, distancimi social dhe marrëdhënie shoqërore të reduktuara në minimum, diçka ka ndryshuar – vendi fiks ka nisur të humbë magjinë e tij, aq sa shumë punonjës- ndoshta të pakënaqur me punën – kanë nisur të kërkojnë mundësi të tjera.

Sipas një kërkimi të fundit të Microsoft mbi tendencat e punës, më shumë se 40% e punonjësve ka manifestuar qëllimin për të ndryshuar vendin e punës. Kjo shifër është shumë e lartë, dhe e paimagjinueshme deri pak kohë më parë. Kemi folur shumë për punë fleksibël dhe, shpesh, kemi menduar se ishte sinonim i punës në distancë, por në të vërtetë, nuk është e saktë. Puna fleksibël, është, mbi të gjitha, një mënyrë e re të punuari, e mbështetur në objektiva dhe jo te prania apo koha në zyrë.

Është e vështirë të parashikosh nëse bëhet fjalë për një fenomen i cili do të zhduket në muajt e ardhshëm, por është e qartë se si muajt e emergjencës së Covid-19 kanë ndjekur një rrugëtim të ri, duke dëshmuar se është e mundur të mbetesh produktiv, duke mos hequr dorë nga një cilësi më e mirë jete. Dhe kompanitë që dëshirojnë të mbajnë apo të tërheqin talente të tjera, nuk mund të mos ta marrin në konsideratë këtë realitet të ri. Ato duhet domosdoshmërisht t’u përshtaten ndryshimeve dhe të vënë fleksibilitetin dhe mirëqenien e punonjësve në krye të shkallës së tyre të vlerave.

Ne nuk kemi dalë ende nga kriza dhe më të keqen (për fat të keq) nuk e kemi lënë ende pas krahëve. Për këtë arsye, jo të gjithë – për arsye ekonomike – mund t’ia lejojnë vetes të përqafojnë këtë filozofi të re jete, por ka shumë sektorë, në këtë moment, të cilët kanë vështirësi në gjetjen e burimeve që përfaqësojnë një mundësi të vlefshme për të gjithë ata që dëshirojnë të ndërmarrin një sfidë të re profesionale. Nuk mungojnë mundësitë për sektorin e lidhur me dixhitalizimin dhe IT, për sektorin spitalor/mjekësor, për logjistikën dhe zinxhirin e furnizimit. ose për ata që janë të përfshirë në zhvillimin e biznesit.

Për të kapur këto mundësi, është e rëndësishme të përditësoni aftësitë, për të qëndruar konkurrues në një treg gjithnjë e më shumë kompleks, të globalizuar dhe konkurrues. Të gjithë, pavarësisht nivelit të kënaqësisë me jetën profesionale, rolit dhe vitet e përvojës, do të duhet të përqendrohen tek aftësi që shpesh është e vështirë të gjenden te një kandidat – aftësi teknologjike, gjuhësore dhe komunikuese (online dhe offline).

Komunikimi efikas është më shumë se kurrë thelbësor. Le të mendojmë, për shembull, një takim – para shpërthimit të pandemisë, njerëzit takoheshin ballë për ballë, ndërsa sot mund të ndodhë që takimi të zhvillohet online. Për këtë arsye ju duhet të depërtoni në ekran për të bindur bashkëbiseduesin tuaj. Dhe kjo nuk është gjithnjë e thjeshtë, përkundrazi.

E njëjta aftësi kërkohet nga një drejtues që duhet të menaxhojë një ekip në distancë, duke nxitur shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin midis njerëzve që ndërveprojnë kryesisht nga larg. Fleksibiliteti dhe përshtatja shtohen si aftësi themelore edhe në atë që mund ta përkufizojmë “perspektivën e re Yolo”.

Sepse shfrytëzimi i mundësisë dhe përshpejtimi i kohërave, përshtatja me atë që do të na ndodhë në të ardhmen me një qasje pragmatike dhe pozitive, do të bëhet thelbësore për të mos mbytur nga ngjarjet dhe për të kapur çdo moment të jetës – Personale dhe profesionale.

 / *Francesca Contardi, Managing Director në EasyHunters, Il Sole 24 Ore

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit