1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Yildirim: Turqia e angazhuar për zgjidhjen e krizës së Katarit me dialog dhe konsultime

Më të lexuarat

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri me dije të mërkurën se Turqia është angazhuar për zgjidhjen e krizës së Katarit me dialog dhe konsultime…

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri me dije të mërkurën se Turqia është angazhuar për zgjidhjen e krizës së Katarit me dialog dhe konsultime.

Shefi i ekzekutivit turk u takua me përfaqësuesit e shoqërisë civile në një darkë iftari në Pallatin Çankaja(Çankaya), selia e Kryeministrisë në Ankara.

Binali Jëlldërëm theksoi se të gjitha zhvillimet tregojnë që Turqia duhet të jetë një vend i fuqishëm në rajonin e saj duke shtuar se një shembull konkret për këtë është kriza e Gjirit.

Rajoni – vijoi ai – nuk ka më forcë për të përballuar probleme të reja, prandaj Turqia është angazhuar për zgjidhjen e çështjes me anë të dialogut.

“Shpresojmë që të mos krijohet një zonë problematike e re ende pa u ndalur gjakderdhja dhe pa u zgjidhur problemet në Siri, Irak, Jemen, dhe Libi. Autoritetet tona shtetërore dhe qeveritare, me në krye Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), po përpiqen për këtë duke bërë thirrje për qetësi e vetëpërmbajtje, me dëshirën dhe aspiratën për mundësuar zgjidhjen e problemeve me dialog e konsultime. Sepse rajoni nuk është në gjendje t’u bëjë ballë një paqëndrueshmërie të re apo problemeve të reja. Më e dhimbshmja është shtimi i zonave problematike në këtë rajon me shumicë vendesh myslimane. Kjo është gjithashtu e vështirë për t’u shpjeguar nga aspekti i vlerave tona fetare”, u shpreh Kryeministri Jëlldërëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit