0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Yildirim: Turqia do të kundërpërgjigjet shumëfish ndaj çdo kërcënimi

Më të lexuarat

Zëvendëskryetari i Partisë AK dhe njëkohësisht Kryeministri Binali Yildirim, deklaroi se kurrë nuk do ti japin shans atyre që tentojnë të prishin qetësinë e Turqisë.

 

Zëvendëskryetari i Partisë AK dhe njëkohësisht Kryeministri Binali Yildirim, deklaroi se kurrë nuk do ti japin shans atyre që tentojnë të prishin qetësinë e Turqisë.

Në fjalimin e tij të mbajtur në kongresin e 6-të të rregullt të partisë së tij në qytetin Aksaray, Kryeministri Yildirim tha se “Do ti kundërpërgjigjen shumëfish ndaj çdo sulmi që do të bëhet ndaj Turqisë, qoftë nga brenda, qoftë nga jashtë”.

Duke vënë në dukje se terrori do të dalë nga rendi i ditës së vendit, shefi i qeverisë turke tha se prapa terrorit ndodhet rrethet e errëta.

Yildirim tha se ata të cilët bëjnë armiqësi ndaj Turqisë do të mbeten duarbosh, ndërsa vijoi duke thënë se “Nuk do të lejojmë strukturimin e terrorit në Siri. Ne do të kundërpërgjigjemi ndaj çdo rreziku që kërcënon sigurinë e qytetarëve dhe të Turqisë”.

Kryeministri nënvizoi se lufta e Turqisë kundër terrorit është për paqen globale dhe vijoi me këto fjalë: “Siguria e Turqisë njëkohësisht është edhe paqja e Sirisë, Irakut dhe do të thotë paqe dhe vëllazëri për të gjithë fqinjët tanë. Drejtimi i politikës tonë të jashtme është miqësia. Sa e sigurte është Ankaraja aq të sigurta do të jenë edhe New Yorku, Parisi e Londra. Sepse terrori global nuk njeh kufi. Lufta kundër terrorit është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha vendeve. Sot ende bëhen përpjekje për operacione ndaj vendeve nëpërmjet organizatave terroriste. Imperialistët, të cilët përkrahin strukturimin e PYD, YPG, PKK-së, nuk duan që në këtë zonë të ndalen lotët dhe dhimbjet. Ata të cilët strehojnë organizata terroriste në vendet e tyre duhet të heqin dorë sa më parë nga ky gabim dhe të bëjnë atë që është e nevojshme”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit