3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Yildirim: Sulmi në Stamboll tregoi fytyrën e ulët të terrorizmit

Më të lexuarat

Kryeministri turk Binali Yildirim lidhur me sulmin terrorist në Stamboll deklaroi se “organizatat terroriste të cilat synojnë të vrasin qytetarët tanë të pafajshëm në ditët e para të Ramazanit, me këtë sulm kanë treguar edhe njëherë se janë armiq të njerëzimit dhe të gjitha vlerave njerëzore”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Çfarë do që të ndodhë Republika e Turqisë kurrë nuk do të heqë dorë nga objektivat e saj në luftën kundër terrorizmit”, tha ai.

Ai vuri në dukje se sulmi është kryer ndaj ekipeve të policisë. “Sulmi me autobombë ka treguar edhe njëherë fytyrën e ulët të terrorizmit. Ndaj 7 policëve dhe 4 qytetarëve që humbën jetën mëshira e Allahut qoftë mbi ta. Shpreh ngushëllimet për të afërmit dhe popullin tonë si dhe iu uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, tha Yildirim.

“Njësitet tona të sigurisë dhe të mjekësisë ligjore do të ndjekin gjurmët me një vëmendje dhe përpikmëri të madhe dhe patjetër do të zbulojnë ata që kryen këtë sulm të ulët dhe ata që e kanë nxitur”, tha kryeministri turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit