0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Yildirim: Rajoni ka nevojë për lidershipin e fuqishëm të Turqisë

Më të lexuarat

Gjatë fjalës së rastin në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të 61-të të Shoqatës së Bankave të Turqisë, Kryeministri Binali Yildirim deklaroi se rajoni ka nevojë për lidershipin e fuqishëm të Turqisë…

 

Kryeministri Binali Yildirim deklaroi të hënën se rajoni ka nevojë për lidershipin e fuqishëm të Turqisë.

Yildirim mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të 61-të të Shoqatës së Bankave të Turqisë, organizuar në Stamboll.

“Turqia është sot e aftë të marrë çdolloj vendimi për të garantuar sigurinë e vendit dhe qytetarëve si brenda kufijve të saj ashtu edhe jashtë tyre, sepse në vend ka stabilitet dhe besim”, tha ai duke u ndalur fillimisht mbi sigurinë kufitare të Turqisë.

Shefi i Ankarasë zyrtare tërhoqi vëmendjen mbi rritjen e operacioneve të perceptimit apo manipulimeve psikologjike mbi Turqinë në prag të zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe legjislative të 24 qershorit.

“Në ditët e sotme, operacionet e perceptimit po vazhdojnë dhe këto do të shkallëzohen deri në zgjedhje. Është fare e qartë se përpiqen të krijojnë pikëpyetje mbi ekonominë dhe qytetarët e Turqisë. Qytetarët tanë po e shohin se çfarë po ndodh”, u shpreh Yildirim duke theksuar se rajoni ka nevojë për lidershipin e fuqishëm të Turqisë.

“Rajoni ynë është shumë i rrezikshëm. Rreziqet tona gjeopolitike s’kanë përfunduar, vazhdojnë ende. Ka përpjekje dhe projekte të rëndësishme për të trajtësuar hartën rajonale. Ne s’kemi synime mbi asnjë pëllëmbë tokë të ndokujt. Megjithatë ne kemi për detyrë të mbrojmë si sytë e ballit integritetin e vendit tonë, kufijtë tanë dhe unitetin e solidaritetin e kombi tonë. Prandaj dhe s’mund të qëndrojmë indiferentë karshi zhvillimeve. Ne duhet të jemi patjetër një vend që jo vetëm i ndjek ngjarjet në rajon, por njëherësh edhe që përcakton hartën rrugore të zhvillimeve që do të bëhen këtu”, përfundoi kryeministri turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit