1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Yildirim: Nuk është sekret që Armenia u hap derën organizatave terroriste

Më të lexuarat

Kryeministri turk Yildirim tha se nuk është sekret që Armenia u hapi derën disa organizatave terroriste që punojnë kundër Turqisë.

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim të premten në mëngjes në Ankara tha se nuk është sekret se Armenia u hap derën disa organizatave terroriste që punojnë kundër Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“E gjithë bota e di se Armenia gjatë historisë ka bërë veprime të papranueshme me qëllim të ngacmimit dhe nxitjes së ndonjë konflikti. Në të kaluarën shpesh kanë punuar kundër vendit tonë e cila ka kushtuar me jetët e disa diplomatëve tanë. Sot fshehurazi u hapin derën organizatave terroriste. Kjo nuk është sekret”, tha Yildirim në aeroportin Esenboga të Ankarasë me rastin e udhëtimit të tij për Azerbajxhan, ku do të qëndrojë për vizitë zyrtare.

Duke komentuar vendimin e djeshëm të Parlamentit gjerman, i cili miratoi rezolutën mbi pretendimet armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, Yildirim tha se Turqia do të shqyrtojë prapavijën e këtij vendimi, dhe pastaj do të përgjigjet.

“Turqia dhe Gjermania janë aleatë të rëndësishëm. Askush nuk mund të pres prishjen e tërësishme të marrëdhënieve tona, por nuk do të heshtim ndaj asaj që bëjnë ata. Këtë e vërteton edhe vendimi i përbashkët i tri partive politike”, ka thënë Yildirim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit