3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Yildirim: Ne do ta ndjekim nga afër çështjen e FETO-s në Gjeorgji

Më të lexuarat

Kryeministri Binali Yildirim gjatë vizitës së tij në Gjeorgji u takua me biznesmenët turq që veprojnë në këtë vend.

Kryeministri Binali Yildirim bëri të ditur se do të ndjekin nga afër çështjen e organizatës terroriste gyleniste FETO në Gjeorgji.

Binali Yildirim, i cili mbrëmë udhëtoi për në Tbilis të Gjeorgjisë, ku do të marr pjesë në mbledhjen e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë, këtu fillimisht u takua me biznesmenët turq.

Gjatë takimit Kryeministri Yildirim tha se është krenar që një numër i madh i biznesmenëve në Gjeorgji valëvitin flamurin turk në këtë vend.

Duke e bërë të ditur se kjo tregon se sa iniciativë mund të marrin turqit dhe sa ndërmarrës janë, Kryeministri Yildirim tha: “Ju mundësoni që marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Gjeorgjisë të zhvillohen në çdo fushë”.

Yildirim tërhoqi vëmendjen se nuk është e mundur që marrëdhëniet të zhvillohen vetëm në nivelin e diplomacisë, ndërsa vijoi duke thënë që në qoftë se ndodhë që një qytetarë të lëndohet në këtë vend kjo do të jetë në përgjegjësi të ambasadorit.

Kryeministri gjithashtu shtoi se homologu i tij gjeorgjian, Giorgi Kvirikashvili ka qenë personi i parë që e telefonoi gjatë tentativës për grusht shteti të ndërmarr më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY).

Duke e bërë të ditur se gjatë kohës kur ishte në postin e ministrit të Transportit me Kvirikashvilin kanë bashkëpunuar në projektin e linjës hekurudhore Baku-Tbilis-Kars, Kryeministri Yildirim tha: “Kvirikashvili atë kohë do ta vizitonte Turqinë, por u ndërmor tentativa e grusht shtetit. Ne i thamë që në qoftë se dëshiron mund ta shtyjmë vizitën, por ai tha se jo. Dua të vijë dhe personalisht të tregoj solidaritet në këtë çështje dhe vizitoi Turqinë më 19 korrik. Kjo vizitë e kryer 4 ditë pas tentativës tregoi solidaritetin, tregoi qartë se është pranë Turqisë, pranë nesh dhe pranë popullit tonë përballë kësaj tentative tinëzare. Ne nuk i harrojmë ato ditë. Organizata terroriste FETO ashtu si në vende tjera edhe në këtë vend është aktive. Posaçërisht janë aktiv me shkolla në fushën e arsimit. Ne kërkuam të kryejnë punimet e nevojshme në lidhje me këtë dhe ne do ta ndjekim këtë çështje”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit