0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Yıldırım në Bangladesh: Turqia do t’i vazhdojë aktivitetet për muslimanët e Arakanit

Më të lexuarat

DAKA (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, tha se Turqia do t’i vazhdojë aktivitetet në fusha të ndryshme për refugjatët e Arakanit të cilët janë strehuar në Bangladesh për shkak të persekutimit nga ana e ushtrisë së Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me kryeministren e Bangladeshit, Shejh Hasina, në kryeqytetin Daka pas firmosjes së disa marrëveshjeve mes dy shteteve, Yıldırım tha se ndodhet në Bangladesh me synimin që të forcojnë marrëdhëniet mes dy shteteve, për të parë nga vendi dramën e muslimanëve Rohingya dhe për të ofruar mbështetjen e nevojshme.

Kryeministri turk theksoi se kanë firmosur dy marrëveshje bashkëpunimi në sferën e kulturës dhe arsimit dhe atë të ekonomisë, konkretisht për bashkëpunim mes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke shtuar se temë diskutimi ka qenë edhe kriza e muslimanëve të Arakanit.

“Biseduam gjerësisht për kontributet që mund t’i ofrojmë për krizën e muslimanëve Rohingya. Shpresoj që marrëveshja e nënshkruar më 24 nëntor mes Mianmarit dhe Bangladeshit do të mundësojë rikthimin e muslimanëve Rohingya në vendin e tyre në afat të mesëm dhe të gjatë”, tha Yıldırım.

Yıldırım nënvizoi se komuniteti ndërkombëtar me në krye Kombet e Bashkuara duhet të heqin dorë nga së konsideruari këtë problem vetëm si problem të Bangladeshit, shtet ky i cili ka strehuar numër të madh refugjatësh nga Arakani pas persekutimit nga ana e ushtrisë së Mianmarit.

“Është i nevojshëm veprim më efikas për si për ndihma humanitare, njashtu edhe për zgjidhje politike”, theksoi ai.

Yıldırım shtoi se Turqia do t’i vazhdojë në mënyrë edhe më aktive aktivitetet shëndetësore, arsimore dhe të strehimit përmes organizatave të saj.

Ndryshe, në afërsi të qytetit Cox’s Bazar ka filluar ndërtimi i një spitali fushor të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë e Turqisë dhe Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) për të ofruar mbështetje shëndetësore për muslimanët e Arakanit të ikur në Bangladesh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit