“Shteti ynë, i cili nga aspekti historik, gjeografik dhe kulturor llogarit veten si shtet evropian, dëshiron të vazhdojë procesin e integrimit në BE në përputhje me parimin e reciprocitetit”
ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në mesazhin e tij me rastin e Ditës së Evropës, ka thënë se nëse Bashkimi Evropian (BE) arrin unitet të plotë, atëherë ajo do të mund të merr përgjegjësi të rëndësishme për paqen në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nëse BE-ja arrin unitet të plotë në fushën politike, ushtarake dhe ekonomike, atëherë ajo do të mund të marrë përgjegjësi të rëndësishme për paqen në botë. Megjithatë, largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe mbështetja që kanë fituar idetë separatiste në shtetet e tjera të BE-së shkakton shqetësime serioze mbi të ardhmen e Unionit”, ka thënë Yıldırım.
Yıldırım po ashtu ka shtuar se Turqia dëshiron të vazhdojë procesin e eurointegrimeve në përputhje me parimin e reciprocitetit.
“Shteti ynë, i cili nga aspekti historik, gjeografik dhe kulturor llogarit veten si shtet evropian, dëshiron të vazhdojë procesin e integrimit në BE në përputhje me parimin e reciprocitetit”, ka thënë kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në mesazhin e tij me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës.
Ndryshe, sot nëpër Evropë me veprimtari përkujtimore u shënua Dita e Evropës dhe Dita e Fitores mbi Fashizmin.