3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Yildirim: Anglia ka hyrë në fazën e zhvillimit të marrëdhënieve me Turqinë

Më të lexuarat

I ndodhur për një vizitë zyrtare në Londër, Kryeministri Yildirim u takua me përfaqësuesit e shquar të komunitetit turk në Angli.

Kryeministri Binali Yildirim bëri të ditur se Anglia ka hyrë në një fazë të zhvillimit të marrëdhënieve me Turqinë.

I ndodhur për një vizitë zyrtare në Londër, Kryeministri Yildirim u takua me përfaqësuesit e shquar të komunitetit turk në Angli.

Në fjalimin e tij të mbajtur këtu Yildirim tha se me Princin Andrew, Dukun e Yorkut zhvilluan një takim konstruktiv në Pallatin Buckingham.

Duke e bërë të ditur se Anglia dëshiron ti avancojnë marrëdhëniet me Turqinë, Kryeministri Yildirim nënvizoi se këtu bëhet fjalë për një dëshirë të sinqertë dhe serioze.

Yildirim theksoi se Turqia, pas vendimit të Anglisë për dalje nga Bashkimi Evropian, ka nevojë për mekanizma të rinj për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa bëri të ditur se mes dy vendeve ka filluar bashkëpunimi në sektorin e industrisë së mbrojtjes dhe së fundmi edhe me Industrinë Turke të Aeronautikës (TAI) në çështjen e prodhimit të gjeneratës së re të avionëve luftarak.

Mes dy vendeve gjithashtu ka potencial për të zhvilluar bashkëpunimet mes tyre në fushat e energjisë, teknologji të informacionit, shëndetësi dhe turizëm, potencoi Yildirim, ndërsa shtoi se me zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe kësaj radhe do të rritet edhe më shumë ngjashmëria e ideve dhe do të zhvillohet edhe më shumë aftësia për bashkëveprim.

“Turqia ndodhet në një rajon shumë të vështirë, përreth saj vazhdimisht ka një lëvizje”, deklaroi Yildirim, ndërsa shtoi se në 6-7 vitet e fundit çmimin më të madh të luftës civile në Siri, destabilitetit në Irak dhe të problemeve në Palestinë e paguan Turqia.

Kryeministri theksoi se Turqia gjithmonë ka zënë vend pranë qytetarëve të saj përballë racizmit dhe ksenofobisë në rritje në Evropë dhe vijoi me këto fjalë: “Fatkeqësisht kjo rrymë e orientuar nga racizmi është një zhvillim negativ ndaj të cilit jemi të ekspozuar të gjithë, e posaçërisht ju që jetoni jashtë vendit. Por, dua të dinë që Republika e Turqisë dhe qeveria e saj, pa marr parasysh kushtet ndodhet pranë jush duke filluar nga Presidenti e deri tek niveli më i ulët i administrimit të saj”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit