-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Xiaomi Mi 5 vjen në fund të vitit

Më të lexuarat

Janë shtuar spekulimet për telefonin e ardhshëm të kompanisë kineze, Xiaomi.
 
Xiaomi Mi 5 pritet të vijë me procesor Snapdragon 820. Sipas raportimeve të fundit, ky telefon do të ketë 4GB RAM, 1 më shumë se parardhësi. Sa i përket hapësirës së brendshme do të jenë në dispozicion dy versione 16 GB ose 64.
Ekrani pritet të jetë 5.5 inç me rezolucion QHD. Xiamo Mi 5 pritet të jetë shumë i hollë. Besohet se ai do të jetë 5.1 mm i hollë. Ai do të jetë i përbërë plotësisht nga alumini.
 
Kamera e dedikuar për “selfie” do të jetë 8MP, ndërsa ajo e prapme 16MP.
 
Pajisja e re nuk pritet të vijë vetëm. Xiaomi Mi 5 pritet të vijë në lojë me ekran 6 inç.
 
Akoma s’ka asgjë zyrtare, por pritet që telefoni i ri i kompanisë që po rritet shumë shpejt të vijë në muajin nëntor.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit