-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Skandal xhirime të klienteve me minifunde dhe dekolte në supermarkete

Më të lexuarat

Kërkimet e revistës gjermane Spiegel nxjerrin në dritë një praktikë flagrante të shkeljes së ligjeve të punës nga Aldi si edhe shkelje të rregullave normale të jetës së biznesit. Koncerni kundërshton publikimet.
Me sa duket çmimet e lira që realizon modeli i suksesshëm i biznesit Aldi kanë çmimin e tyre. Mania e koncernit për të kontrolluar çdo detaj, duket se nuk njeh cak. Spiegel shkruan se koncerni funksionon sipas një parimi të thjeshtë: Besimi është i mirë, kontrolli është më i mirë, mosbesimi i thellë sundon.
Revista Spiegel trajton këtë të hënë gjerësisht sistemin Aldi, një nga modelet më të suksesshme të dyqaneve discounter në mbarë botën, i eksportuar deri në SHBA e Australi. Në dëshirën e tij për kontrolll të plotë mbi më shumë se 100.000 punonjësit e vet dhe furnizuesit në mbarë botën, sipërmarrja u bie vazhdimisht ndesh ligjeve të punës dhe me raste shpërfill rregullat normale të jetës së biznesit dhe asaj çka është e hijshme, shkruan Spiegel.

Xhirime të klienteve me minifund
Kërkimet e revistës gjermane Spiegel (duke iu referuar pohimeve të një detektivi që ka punuar për më shumë se një dekadë për Aldin) tregojnë ndër të tjera se Aldi i ka përgjuar klientët dhe punonjësit e vet edhe pas publikimit të skandalit të përgjimit të rivalit të tij kryesor Lidl. Në raste të veçanta në disa dyqene në landin gjerman të Hessenit klienteve të veshura në mënyrë verore drejtuesit e filialeve iu janë afruar me objektivin e kamerave të përgjimit fare afër. Para së gjithash kanë qenë interesante dhe janë xhiruar gratë me funde të shkurtra dhe me dekolte, sapo ato përkuleshin para rafteve. Më pas xhirimet i kanë djegur madje në kompakt disqe dhe i kanë shpërndarë nën dorë. Aldi është shprehur (sipas Spiegel-it) se “nuk mund të përjashtohet mundësia që punonjës të caktuar të jenë sjellë në mënyrë jokorrekte” dhe se në rast se konstatohet diçka e tillë, do të ketë konsekuenca disiplinore.

Vrojtim i arkëtimit
Mania e kontrollit depërton te discounteri gjigant deri në rangjet më të larta. Revista Spiegel shkruan se prej kohësh koncerni vrojton edhe zonën e arkëtimit. Madje puna nuk mbaron me kaq: detektivët e firmës i ruajnë xhirimet me javë megjithëse kjo praktikë është ligjërisht e diskutueshme. Aparate të lëvizshme përgjimi nuk përdoren vetëm në ambientet e shitjes, po edhe atje ku nuk ka kurrfarë kontakti me klientin (e kësisoj as tabela që të vënë në dukje se po kryhet përgjim). Në magazinat qendrore firma i ka mbikëqyrur punonjësit e magazinës dhe transportit ndërkohë që këta të fundit as që e kishin idenë që kjo po ndodhte.
Xhirimet që ka siguruar revista Spiegel tregojnë qartë se edhe terminali ku bëhen pagesat me kartë bankare dhe numër të fshehtë mund të afrohet me anë të zoom-it aq shumë saqë të bëhet e dallueshme çdo shifër. Aldi pretendon se filmimi i zonës së arkës e kësisoj regjistrimi i dhënies së numrave të fshehtë është një mundësi “plotësisht e përjashtuar.”/DW

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit