-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Xhinët janë të krijuar prej zjarrit. pra, si dënohen në zjarr?

Më të lexuarat

Pyetje: Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe më herët i kemi krijuar xhinët prej zjarrit të flakëruar”.

Njeriu është i krijuar prej balte, atëherë si është e mundur që krijesa prej balte ta nënshtrojë krijesën prej zjarrit?
Pyetje: Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe më herët i kemi krijuar xhinët prej zjarrit të flakëruar”.

Njeriu është i krijuar prej balte, atëherë si është e mundur që krijesa prej balte ta nënshtrojë krijesën prej zjarrit?

Si është e mundur kjo dhe si dënohet xhini nga zjarri, përderisa është i krijuar nga zjarri?!

I nderuari, Shejh Muteveli Sharaviu përgjigjet:

Po. Përderisa xhinët janë të krijuar nga zjarri, ndërsa njeriu prej baltës, natyrshmëria e krijimit të tyre është natyrshmëri e elementeve të tyre. Ekzistojnë elemente, të cilat kur të kompozohet sjellin mjegulli dhe errësirë dhe kompozim të elementeve që ofron ndriçim. E para është për njeriun, kurse e dyta ka të bëjë për xhinët.

Pra, xhinët janë krijuar me ligje më të forta sesa është krijuar njeriu. Ligji i xhinëve është më i ndritur sesa ligji i njeriut. Ashtu sikurse është rregull, dukuri që njerëzit të dallohen nga njëritjetri, ashtu është rregull dukuri që edhe xhinët të dallohen nga njëritjetri.

Këtë çështje e ka përshkruar Zoti i Lartmadhëruar, kur e ka rrëfyer tregimin e Sulejmanit me Belkisën. Sulejmani ka dëshiruar që t’ia sjellin fronin e Belkises, kur thotë: “Cili prej jush ma sjell fronin e saj, para se të bëhen muslimanë”. Thënia: “Para se të bëhen muslimanë”, tregon se ai e ka ditur që ata tashmë ishin në rrugë për ta pranuar Islamin. E kjo do të thotë se është parashtruar pyetja: Kush e sjell fronin e Belkisës, para se të dorëzohet ajo. Për këtë kanë qenë të nevojshme dy forca: forca e besimit dhe forca e shpejtësisë.

Pra, të shkojë për ta sjellë fronin, para se të vijnë ata, ndërsa kjo nuk është fuqi e njeriut, por fare edhe fuqi mbinjerëzore. Për këtë arsye nuk ka folur njeriu i rëndomtë, sepse ligji njerëzor i Sulejmanit nuk e ka kërkuar atë, sepse përndryshe ai do të ishte nisur për në atë drejtim.

Shpejtësia, e cila është kërkuar për sjelljen e fronit, është shpejtësi që e kalon mundësinë e qenies së dheut.

“Unë do ta sjell atë ty para se të ngrihesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!”

Ifrit do të thotë xhin me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe jo një xhin i rëndomtë.

“E ai i cili kishte dituri nga libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!”. Pra, ai që ka dituri nga libri, edhe pse ai është prej njerëzve, ai ka ligj dhe fuqi më të madhe se ligji dhe fuqia e Ifritit, i cili është prej xhinëve.

Çka është dituria prej librit?

Ajo është dituria e sekretëve të librit dhe të kuptimit të tyre. Nga kjo mund të përfundojmë se çdo lloj ka ligj të veçantë.

Njeriu është i krijuar prej ujit, por ai nuk mund të ecë mbi ujë, por përkundrazi ai fundoset dhe mbytet, ashtu sikurse zjarri që shihet, por xhinët nuk shihen.

Muhamed Muteveli Sharavi (Shqipëroi: Musli Verbani)

Marrë nga: Libri “Fetfat e Sharavit”, Editor: Fondacioni i Rinisë Islame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit