2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Xhihad Jane” dënohet me 10 vjet burgim

Më të lexuarat

Një grua amerikane që quan veten Jihad Jane (trns. Xhihad Xhejnë) është dënuar të hënën me 10 vjet burgim, për gjoja komplot të dështuar për të vrarë një artist suedez, i cili e ka ofenduar figurën e Profetit dhe me këtë tërë komunitetin mysliman.

Colleen LaRose, 50 vjeçe, është shpallur fajtore për pjesëmarrje gjoja në konspiracion për vrasjen e Lars Vilks, për shkak të vizatimeve të tij që e ofendojnë Profetin Muhamed si qen.

LaRose, e cila gjoja është konvertuar në Islam online, u ka thënë hetuesve se ka ndjekur urdhrat nga kinse disa operativë të dyshuar të Al-Kaidës, kur ka udhëtuar në Evropë më 2009, për të sulmuar Vilksin.

E frustruar dhe e pakënaqur me gjoja bashkëkomplotistët e saj, gjashtë javë më vonë, ajo është kthyer në Filadelfia, ku edhe është arrestuar.

Vilks nuk është sulmuar kurrë.

LaRose ka mundur të përballet me burgim të përjetshëm, por gjykatësit e kanë dënuar atë me vetëm dhjetë vjet, për shkak të bashkëpunimit të gjerë me hetuesit.

Ajo tashmë ka shërbyer më shumë se katër vjet./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit