Po afronte koha e iftarit. Derisa bashkëshortja po e përgatiste ushqimin në kuzhinë, bashkëshorti ngreh duart kah qielli. Bashkëshortja po e dëgjon. Ai po lutet për një mikun e tij që ta begatojë Allahu me një grua të mirë pasi ky i fundit nuk ishte i martuar. Me ta dëgjuar lutjen e bashkëshortit: “O Allah, bëj që miku im të martohet sa më shpejt,” bashkëshortja e zemëruar i thotë: “Kujdes me fjalët! Tani është koha kur lutjet gjejnë përgjigje.”
Ndaloi në vend bashkëshorti, dhe më pas u lut: “O Allah, begato mikun tim me një bukuroshe të re dhe të devotshme!” Me t’i dëgjuar këto fjalë, bashkëshortja doli me të shpejtë nga kuzhina dhe e goditi bashkëshortin me petëse në shpinë. “Çfarë s’shkon me ty?! Unë thjesht po lutem për mikun tim.” – pyeti bashkëshorti. “E di se çfarë qëllimi ke.” – ia ktheu bashkëshortja.
“E ç’të keqe ka kjo lutje [du’a]?” – pyeti bashkëshorti përplot habi. Bashkëshortja ia ktheu: “Mendon ti se jam e marrë? Mendon se nuk e kam dëgjuar hadithin i cili thotë se kur njeriu lutet për vëllain e tij musliman, prapa tij ndodhet një Melek që thotë: “O Allah! Jepja edhe atij [lutësit] të njëjtën!”