Kujdes nga xhelozia sepse vertet ajo shkatrron veprate mira siç shaktrron zjarri drunjtë
Nga Shawana A. Aziz
Hasedi (xhelozia dhe lakmia,inati)është njëra nga emocionet më shkatërruese ose ndjenjë e cila një njeri ka drejt qenies njerëzore tjetër. Ajo,shkakton te njeriu një dëshirë të ligë për të tjetër dhe të jetë I gëzuar kur fatkeqësitë bien mbi ta.
Profeti{s.a.w.s}ka paralajmëruar kundër fatkeqësisë duke krahasuar atë me zjarrin që plotësisht djeg drunjtë. Ai{s.a.w.s}ka thënë:”Keni kujdes xhelozinë,ajo vërtetë shkatërron veprat e mira siç zjarri shkatërron drunjtë”[Ebu Davud}
Hasedi është një sëmundje e zemrës dhe ajo shkakton ndotje të zemrës,kur i Dërguari i Allahut është pyetur se cilët janë njerëzit më të mire?Ai{s.a.w.s}iu përgjigj:”Ai me zemër të pastër dhe me gjuhë të besueshme”Ata pyetën :”ne kuptuam gjuhë të besueshme por çka nënkupton zemër te pastër? u përgjigj ai{s.a.w.s}:”Kjo është zemra e atij që është besimtarë, i dëlirë dhe i pastër nga mëkatet,shkeljet urrejtjet dhe inati,xhelozia{Ibn Maxheh}.
Hasedi është aq i rrezikshëm sa që Allahu shfaq ajete në Kur’an që të recitohen si mbrojtje nga xhelozia:”Thuaj unë I mbështetem Zotit të agimit…për demit të çdo krijese që Ai krijoj{Surja Felek:1)Tirmidhiu transmetoi prej Zubejr ibn el Avam se Profeti[s.a.w.s}ka thënë:”Kanë ardhur te ju sëmundje të popujve para jush, xhelozia dhe urrejtjet. Kjo është”rruan”(shkatërron);unë nuk them se rruan kokën,por rruan (shkatërron )besimin.{(Hasen) Xhani et Tirmidhiu(2434)}
Xhelozia mund të bej personin të plotësoj mosbesimin sepse kjo shkakton tek individi për të ndjej që Allahu nuk ka qenë i drejtë me të; ai harron tërësisht mëshirën dhe bekimet që Allahu i ka dhuruar atij.
I Dërguari I Allahut [s.a.w.s}ka thënë:”Ata janë armiq të bujarisë së Allahut.”Ata pyetën :”Kush janë ata?”Ai [s.a.w.s}tha:”Ata që i urrejnë njerëzit për atë që Allahu i ka dhënë atyre nga bujaria e Tij.{et Teberaniu}.
Allahu me dijen e Tij absolute u ka dhënë disa njerëzve më shumë furnizim,inteligjencë,bukuri,force etj,se sa të tjerëve. Besimtari musliman duhet të kënaqet me atë që Allahu i ka caktuar atij. Allahu thotë:”Allahu I ka favorizuar disa prej jush mbi të tjerë në furnizim ….A duan ata të mohojnë dhuntinë e Allahut(Surja Nahl(6)17)Dhe:”A u kanë zili atyre njerëzve për atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij (En Nisa (14):54}
“Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në ketë botë:Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët që të shfrytëzojnë njëri tjetrin në shërbime. Por mëshira e Zotit tënd është më e mire…”{sure Zuhruf(43):32}.
Të kuptuarit mëshira e Allahut është më e mirë se komoditetet e botës,të mirat materiale të kësaj bote nuk e bëjnë dike më superior se tjetrin në Gjykimin ë Allahut. Superioriteti më i lartë është Takvallëku (devotshmëria,drejtësia dhe frika nga Allahu.).
Ai tha:”Sigurisht,më i titulluar është ai që më së shumti i frikësohet Allahut”.{Sure el Huxhurat(49):13],”Dhe në botën e ardhshme(përtejme)me Zotin janë (vetëm)ata që kanë Takva”
Ajo që I takon botës kalimtare nuk ka kurrfarë vlere para Allahut Profeti{s.a.w.s}ka thënë:”Nëse kjo botë do të vlente sa një krahë i mushkonjës te All-llahu,Ai nuk do ti lejonte asnjë jo besimtari të pijë uje ne te{Tirmidhiu}.
Favorizimet në këtë bote janë një test nga Allahu;sa më shumë favorizime aq më shumë teste.Hasan el Basriu ka thënë:”Omer bin Hatabi i ka shkruar këtë letër Ebu Musa el Ashariut”Ji i kënaqur me furnizimin në këtë botë,se me i Mëshirshmi ka nderuar disa nga robërit e Vet mbi të tjerët në furnizim si një test për te dy. Atij që iu dha bollëk është testuar se a do ta falemderoj Allahun dhe përmbush detyrimet të cilat janë si mirësi e furnizimit{Ibn Hatim}.
All-llahu i Lartësuar na ka ndaluar që të të lakmojmë atë që kanë të tjerët:”Mos lakmoni në atë që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë.”{sure en Nisa(4)32}
Me qëllim të dekurajimit të lakmisë,Profeti[s.a.w.s]ka thënë:”Mos shikoni ata që janë më lartë se ju. Shikoni ata që janë më poshtë se ju,se kështu më shumë do të kujtoni mirësitë e Allahut të dhuruara mbi ju”.{Sahih el buhari dhe sahih el Muslim}
”Nëse ndonjëri prej jush shikon dikënd më të furnizuar më të nderuar se ai ai gjithashtu duhet të shikoj dikë me standarde më të ulta se ai(Sahih Muslim)
Kur Islami lejon zilinë
Atë që Allahu lejon ne kontrast të hasedit(xhelozisë shkatrruese) është zilia(lakmia që është e lire nga zilia,zilia pa qellim te keq)që nënkupton jo as të dashurit e humbjes së bekimit as urrejtjes së tepricës me personin, por të dëshiruarit të njëjtë për dike pa hequr bekimet nga tjetri. I Dërguari{s.a.w.s}ka thënë:”Lakmia është e lejuar në dy raste,në rast se ndonjë njeriu Allahu I ka dhënë Kur’anin dhe lexon atë ditën dhe natën;dhe personi që Allahu i ka dhuruar pasuri dhe jep ditën dhe natën(Sahih el Bukhari dhe sahis el Muslim)dhe ai{s.a.w.s}gjithashtu sqaroj se çka mund të thuhet:”Do të doja të kisha çfarë ai ka dhe të bëja atë që ai bën”.
I Dërguari I Allahut{s.a.w.s}ka thënë:”Ngjashmëria e personit të këtij ummeti është si për katër individ. Atij që Allahu I ka dhënë pasuri dhe dituri, kështu që ai përdor pasurinë me diturin e tij. Atij që Allahu ia ka dhënë dituri por nuk i është dhuruar pasuri dhe ai thotë”O Zot sikur të kisha edhe unë pasuri ashtu do ta përdorja si ai. Kështu te dytë e kanë të njëjtin shpërblim. Një person i tillë dëshiron pasurinë si te tjerët kështu që ai mund të bën mire me to,pa dëshiruar që të tjerët ta humbasin atë pasuri. Personit tjetër ,Allahu i ka dhënë pasuri por jo edhe dituri dhe ai e shpenzon atë pasurin në mos bindje ndaj Allahut. Dhe së fundmi,një person te të cilit Allahu as nuk i ka dhuruar dituri dhe as pasuri dhe ai thotë:”Sikur të kisha edhe unë pasuri ashtu do e shpenzoja në atë mënyrë që e shpenzon ai. Kështu,te dytë do ta kenë mëkatin e njëjtë kundër tyre.[Et Tirmidhi dhe Ibn Maxheh}
Disa arsye që e bëjnë një person të ketë Xhelozi
Hidhërimi dhe keqdashja
Kur njeri është i lënduar pa ndonjë arsye,ai është i hidhëruar dhe hidhërimi i tij prodhon keqdashje dhe nxit për hakmarrje në zemrën e tij. Robi fillon të dëshiroj lëndim për personin tjetër, ai kënaqet kur e sheh atë në vuajtje dhe ai më tutje mendon që Allahu ia ka bërë këtë atij si një dhuratë e keqe!
Dhe nëse personi është I bekuar si dhuratë, ai ofendon dhe kjo është hasedi që nuk dëmton personin që lakmohet por kjo lëndon dhe e e shkatërron vet personin lakmuesin,ziliqarin.
Me qëllim që ta mbyllim derën e kësaj sëmundje Islami këshillon muslimanët të jenë për nga natyra (karakteri) falës dhe kontrollues të hidhërimit të tyre. Allahu thotë në Kur’an:”Të cilët japin kur janë shlirë dhe kur janë në vështirësi dhe që frenojnë mllefin dhe që u falin(të keqen) njerëzve. Vërtet Allahu I do bamirësit.{Sure Ali Imran(3):134}
Arroganca, krenaria dhe pasioni për fame
Kur një person arrin status të lartë dhe pozite në shoqëri ose ai arrin pasuri ai urren te sheh dikë qe është me larte se ai ose te kalohet nga gjerat e lartë përmendura (pozita,pasuria) kështu qe ai xhelozon personin e tille.
Një shembull për këtë marrim për jehudët dhe xhelozin e tyre drejtuar Profetit Muhammed{s.a.w.s}për pejgamberllëkun që Allahu i besoi atij. Lakmia e tyre i bëri ata të mohojnë porositë hyjnore të cilat iu dhanë, sepse ishte arab dhe jo njeri i Beni Israilëve. Ishte hasedi I tyre që shkaktoi që ata të marrin qëndrime të tilla”a atë Allahu e favorizoi me shume se ne?(Ali Imran(6):53] ”dhe ata thane: pse nuk iu zbrit ky Kuran një njeri te madh nga dy qytetet?”(el zuhruf(43):31]dhe “ E nëse i përuleni një njeriu qe është si ju ,vërtet ,atëherë do te jeni te humbur“( El Muminun(23):34].
Kjo gjithashtu tregon rrezikun e madh te xhelozisë dhe shfaqjen e saj nga personi pasi mund ta largoj personin nga ndjekja e te vërtetës dhe pranimi i këshillës nga te tjerët ashtu siç xhelozia e pabesimtareve qe i ndalon ata nga te pranuarit e Islamit.
Natyra ligë e personit
Disa njerëz edhe pse mendojnë se nuk mund të dëmtohen dhe kërcënohen nga suksesi i të tjerëve hidhërohen kur dëgjojnë ndonjë ndonjë lajm për suksesin e të tjerëve dhe kënaqen me këtë fatkeqësi(mjerim. Ata as nuk kërkojnë progres për vetveten as nuk dëshirojnë që të tjerët të përparojnë!!! Një defekt i tillë është vështirë të shërohet për arsye se mbrapa këtyre qëndrimeve të liga është natyra e ligë e personit që nuk e lejon atë ta pranoj suksesin të tjerëve.
Pendimi dhe të gjeturit shpëtim nga xhelozia
Së pari,duhet të ketë sinqeritet në të penduarit nga xhelozia. Siç ka thënë Profeti{s.a.w.s.}:”Tri gjëra janë që zemra e besimtarit që nuk duhet ti urrej ti ketë janë: sinqeriteti në punë, dhënia(ose interpretimi) I këshillave drejt udhëheqësit dhe të mbajturit për xhemati të muslimanëve, për lutjen e tyre që brengos çdo njërin prej tyre{Ahmedi dhe Ibn Maxheh}
Së dyti,nevoja për të shpëtuar nga xhelozia është që të shpëtohet nga ato jete që shkaktojnë ndonjërin të ketë xhelozi si hidhërimi, urrejtje, dashuria për pafundësinë dhe pakënaqësitë.
Pakënaqësia vjen nga injoranca e robit për Zotin e tij. Nëse ai e njeh Zotin dhe atributet e Përsosmërisë, Gjithëdijshmi dhe i Drejti për robërit e vet, ai nuk do të jetë i pakënaqur dhe si rezultat nuk do të zhvillojë xhelozinë.
Imam Ibn Kajim{rahimehullah}ka thënë:”Ajo(përmbajtja)e hap derën e paqes dhe sigurisë për robin.”Ajo e bënë zemrën e tij të pastër nga urrejtja, zemërligësia dhe mëria. Aq më shumë të jetë i kënaqur personi aq më e pastër është zemra e tij. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që robi të mos bëj përpjekje të përmirësoj situatën. Robi duhet të punoj të arrij sukses dhe zhvillim por nuk duhet të urrej ata të cilët Allahu e ka graduar me më shumë furnizim ose pasuri por ai duhet të jetë i kënaqur me vendimet nga Allahu.
Së treti, robi duhet të drejtohet drejt Ku’anit i cili është shërim për sëmundjen e zemrës. Allahu thotë:”O ju njerëz! Juve iu erdhi nga Zoti i juaj këshilla(Kur’ani)dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorin tuaj(zemra) dhe udhëzim dhe mëshirë për besimtarët{surja Junus(10):58}
Lutu Allahu të ta pastroj zemrën-Allahu thotë në Kuran:’Dhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: O Zoti ynë na fale neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona fare urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues”{El Hashr(51):10}
Jep sadakë (lëmoshë) sepse ajo pastron zemrën dhe pastron nga mëkatet. Për këtë arsye Allahu i ka thënë Profetit{s.a.w.s}të Tij: ”Merre prej pasurisë së tyre lëmoshë që ti pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. Allahu dëgjon sheh.{Tewbe(9):103}
Nëse mendime të xhelozisë kalojnë në mendjen e ndokujt, Ai duhet të kërkoj mbrojtje prej Allahut prej shejtanit të mallkuar dhe ta angazhoj veten me diçka që t’iu largohet nga këto pëshpëritje dhe mendime shtytëse.
Por nëse shejtani menaxhon të fut në xhelozinë në zemra, pastaj hap sytë se mos do të shohë ose bënë diçka që do ta shfaq xhelozinë.
Një person nuk do të sjell ose llogarisë për çfarëdo që i shko në mend, por ai do të sjellë ose llogarinë se çka tha ose bënë. Shejh el Islam Ibn Tejmiu(rahimehullah)thotë:”Asnjë njeri nuk është i lire nga xhelozia, por njeriu fisnik e shfaq derisa i ulti e manifeston atë (Amër el Kulub)
Nëse e ndjeni se jeni xheloz në një person specifik atëherë blej një dhuratë shtrëngoja dorën dhe jepi selam në emër të xhelozisë që është rezultat urrejtjes e Profeti{s.a..w.s} ka thënë:”Shtrëngojini duart sepse kjo do të largon mërinë, dhe këmbeni dhurata dhe duanë njëri tjetrin, kjo do ta largoj urrejtjen .Treguar nga Malik ibn el Muwata{1413}
Nga Ebu Hurejre (r.a)transmetohet se Profeti{s.a.w.s}ka thënë:”Pasha Allahun në dorë te të Cilit është shpirti im;ju nuk do të hyni në Xhennet derisa nuk besoni..Dhe nuk do të besoni derisa nuk duheni. A t’u tregoj për një gjë qe nëse e thuani do te duheni? Përhapeni selamin ndërmjet jush.”(Ibn abdul Barr thote: Kjo dëshmon se përhapja e selamit e largon xhelozinë dhe prodhon dashuri.
“NJË NJERI NGA BANORËT E XHENNETIT DO TË HYJ TASH…’
Enes ibn Maliku(r.a)transmetoj se ai dhe shokët e tij ishin ulur me Profetin{s.a..w.s},i cili tha:”Një njeri nga banorët e Xhennettit do të hyj tash”.Dhe një njeri nga ensarët do të hyri nga mjekërra e te cilit pikonte uji nga abdesi dhe mbante këpucët në dorë e djathtë. Ditën e ardhshme, Profeti[s.a.w.s}ka thënë të njëjtën gjë dhe personi i njejt hyri.
Ditën e tretë, pason vazhdimisht qëndrimin dhe njëjti person hyri duke i pikuar fytyra nga uji dhe duke i mbajtur këpucët e tija. Kur, Profeti{s.a.w.s}shkoi, Abdullah Ibn Amr el Asi(r.a)e përcolli njeriun dhe i tha:”Unë jam fjalosur me babain tim dhe jam betuar se s’do shkoj te ai tre ditë dhe tre net. A mund të strehohem tek juve këto ditë? Personi ia ktheu :Po
Enesi tha:”Abdullahu tha se do të qëndroi me këtë person për tre ditë dhe ai nuk e pa atë duke u falur natën por çdo here kur lëvizte natën dhe e ndërronte pozitën në shtrat ai përkujtonte Allahun duke thënë” Allahu Ekber”deri në faljen namazit te sabahut.
Abdullahu tha:”Unë nuk dëgjova nga ai vetëm se mire. Ku tre ditë kaluan unë thash:”O rob i Allahut, me te vërtet nuk jam fjalosur me babain e as që jam hidhëruar me të. Por e dëgjova Pejgamberin{s.a.w.s}e Allahut në tre raste duke folur për ty, I dërguari i Allahut{s.a.w.s}ka thënë se një njeri nga banorët e Xhennetit do të hyj tash dhe ti ke qenë ai që ke hyrë në të tri rastet. Kështuqë, unë doja të qëndroja me ty të shoh se çka bën ti në mënyrë që të ndjek(veproj si ti). Por unë nuk kam pa se ti bën shumë. Pra ,çka bën ti Pejgamberin{s.a.w.s} tha atë që ai tha?
Njeriu iu përgjigj asgjë më shumë se atë që ti ke pa! Kur ishte koha të ndaheshim ai më thirri dhe tha:”Po,nuk është asgjë më shumë se atë që e pe përveç se nuk ka vend në mua për qëllime keqdashëse ose xhelozi, zili, drejtuar ndonjë muslimani dhe për atë që Allahu iu ka dhënë atyre”
Adullahu tha:”Kjo është ajo që të ka bërë që të meritosh lëvdatën dhe kjo është ajo që ne nuk mund ta bëjmë{Musnad Ahmed}
Përktheu nga anglishtja: Mirsene Isufi
Burimi: Krenaria