Në botë gjatë gjithë historisë së diktatorëve kemi dëgjuar shumë për eliminimin e kundërshtarëve të tyre dhe sidomos për mënyrën e ekzekutimit.
Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong dënimin që i dha xhaxhai te tij ishte për t`u ngrënë gjallë nga një grup qensh të egër prej 120 të tillë, një dënim për tradhti.
Jang Song 67 vjeç, u dënua së bashku me pesë ndihmësit e tij të afërt, u zhvesh lakuriq dhe u hodh në një kafaz për qentë që ishin të uritur prej tre ditësh, sipas detajeve të reja që dalin nga Kina.
Grupi i qenve kanë kaluar më shumë se një orë për të mbaruar, raporton gazeta kineze “Wen Wei”.
Udhëheqësi i shtetit komunist e kishte akuzuar xhaxhain e tij, njeriun e dytë më të fuqishme të Koresë së Veriut për tradhti dhe korrupsion dhe e përshkroi atë si “llum” dhe ndyrësi gjatë mesazhit të tij të fundit për Vitin te Ri./bs/kohaislame