4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Xhamitë britanike hapin dyert për t’i vënë fre islamofobisë: “Vizito xhaminë time”

Më të lexuarat

“Vizito xhaminë time” është një nismë e më shumë se 80 xhamive për të dielën e 7 shkurtit në Angli, Skoci, Uells dhe në Irlandën e Veriut, gjatë së cilës njerëz të feve të ndryshme apo të asnjërës do të mirëpriten e do të shohin me sytë e tyre realitetin.

Si një përpjekje për t’u mbyllur derën konceptimeve të gabuara, e për t’iu kundërvënë islamofobisë në rritje, nisma është ndërmarrë nga Këshilli Musliman i Britanisë. Sipas këtij organizmi, njerëzit do të takohen me njëri-tjetrin e do ta njohin njëri-tjetrin në këtë ditë. Vizitorë të besimeve të ndryshme do të mund të bëjnë pyetje në këto xhami, të flasin e të bisedojnë me ata që i frekuentojnë këto vende adhurimi.

“Ne shpresojmë që arritja të jetë që njerëz të besimeve të ndryshme, dhe ata pa asnjë besim, të na kuptojnë më mirë, e ne të jemi më të integruar me çdokënd,” i tha Al Jazeera-s Abdul Majid, drejtuesi i xhamisë Camberley Mosque.

“Eshtë tejet e rëndësishme pikërisht tani, duke patur parasysh vëmendjen negative që marrin muslimanët në media,” thotë një vullnetare e veprimtarisë. “Nëse hapni dyert e një ndërtese dhe tregoni vlerat e saj shoqërore, gjindja do të shohë se ne jemi njerëz normalë. Shpresoj që njerëzit të shohin se nuk po fshehim asgjë,” shprehet Fatima Manjra.

Në Britani janë më e pakta 2.7 milionë muslimanë, dhe rreth gjysma e muslimanëve britanikë janë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar.

Shfaqjet e islamofobisë janë shtuar në vend pas sulmeve të Parisit nëntorin e shkuar, dhe, sipas policisë britanike, ka një rritje të ndjeshme të krimeve islamofobike. /tesheshi.com/

Shpërndaje:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit