3.9 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Xhamia për 10 mijë besimtarë, nuk do të ndërtohet në Londër

Më të lexuarat

Një nga qendrat më të mëdha islamike në Evropën Perëndimore, nuk do të ndërtohet. Xhamia në Londrën Lindore, me emrin “Abbey Mills”, nuk ka marrë leje nga Këshilli i Komunës Newham.

Është mëtuar që ajo të ndërtohet në afërsi të vendit ku janë mbajtur Lojërat Olimpike Londra 2012, ndërsa planifikohej të pranonte brenda 9.500 besimtarë, ndërsa tërë kompleksi deri në 40.000 besimtarë.

Projekti futurist “Kuarti Islamik”, të cilin para 10 vitesh e ka propozuar misionarja myslimane Tabligh Jamat, nënkuptonte një xhami multi-funksionale në 7,3 hektarë tokë, pa minare, me një çati të tejdukshme. Ndërsa, brenda kompleksit është dashur të ndërtohen zyrat, shkolla, pavijoni sportiv, restoranti dhe apartamentet. Ajo është synuar të ndërtohet në hapësirën e përdorur më parë për qëllime industriale.

Megjithatë, përfaqësuesit e Komunës Newham, kanë vlerësuar se kompleksi është tepër i madh, gjë që do të ndikonte në ndryshimin e pamjes së kësaj pjese të qytetit, ku gjenden ndërtesa të rëndësishme historike. Pra, sipas tyre nuk do të përputhej me nevojat e bashkësisë. Pos kësaj, kompleksi do të kishte vetëm 300 vende në parking, që është pak, ndërsa nuk do të siguronte hapësirë për akomodim apo punësim të qytetarëve.

Mijëra protestues, kryesisht nga Birminghami dhe Bradfordi, u mblodhën natën e kaluar në rrugë, para Komunës, në shenjë proteste për vendimin e Këshillit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit