4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Xhamia më e madhe në ballkan së shpejti në shqipëri si një dëshmi e unitetit fetar

Më të lexuarat

Debati i gjatë për Xhaminë e Namasgjasë si duket ka marrë fund nisur nga deklaratat e Partive Opozitare për fondin e Xhamisë, ofruar edhe vet nga Kreu i Turqisë Recep Tayp Erdogan në vizitën e tij muajin e shkuar në Shqipëri.
 
Sipas njoftimeve opozitarët ngritën zërin kundër padrejtësisë së faljes në rrugë. PDIU ka theksuar se nëse ka diçka për të cilën qeveria dhe bashkia e Tiranës e drejtuar nga opozita duhet të merren vesh, është miratimi i lejes për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë.
 
“Edhe këtë vit, në kuadër të ritualeve të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët e kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë, apo të gjiithë kombit do të falen në rrugë. I vetmi komunitet, komuniteti historikisht më i madhi në Shqipëri nuk ka objekt kulti kryesor në Tiranë dhe kjo nuk mund të vazhdojë më. Kjo situatë duhet të marrë fund dhe Qeveria duhet ta zgjidhë problemin duke miratuar lejen për ndërtimin e xhamisë së madhe. Komuniteti mysliman i Shqipërisë është komuniteti më i pasur në paluajtshmëri, por nuk ka ende një xhami kryesore në kryeqytetin e vendit. Nuk ka rrugë tjetër për të ruajtur autonominë e komuniteteve fetare nga ndërhyrjet e jashtme apo ato politike të brendshme përveç rrugës së kthimit dhe kompensimit të pronave. Ky duhet të jetë prioritet i çdo qeverie, në rrethanat e sotme globale”.
 
 “Mesazhet e kryeministrit në iftarin e shtruar dje me rastin e Ramazanit ishin të drejta, veçaanërisht ato për bashkëjetesën fetare mes shqiptarëve që e duan Europën. Por nuk ka akt më të rëndësishëm mbështetës të këtyre mesazheve sesa miratimi i lejes që besimtarët të kenë një vend ku të falen. Nëse ka ndonjë problem administrativ midis dy autoriteteve, atij qendror dhe atij vendor të udhëhequr nga opozita, leja për ndërtimin e xhamisë është kryerasti që palët politike në Shqipëri të merren vesh me njeri tjetrin. Kryeministri, si ish kryetar i bashkisë së Tiranës ka shansin historik që të kryejë një hap zhbllokues të kësaj situate”.
 
Pas deklaratës, ka ardhur dhe reagimi i Bashkisë së Tiranës ku sqaron se:
 
“Bashkia e Tiranës i bën me dije ndonjë të padituri nga PDIU, se pas dy vite diskutimesh dhe konsultimesh me komunitetin mysliman dhe pronaret e tokës, Bashkia e Tiranës arriti të gjej zgjidhjen për tokën ku do të ndërtohej Xhamia e Madhe. Pas hartimit të projektit nga komuniteti mysliman, u miratu leja e ndërtimit dhe nisën punimet. Nëse keni harruar, po ju kujtojmë se akti i parë i Qeverisë ishte anulimi i lejes së ndërtimit të xhamisë, dhe deri më sot nuk është dëgjuar asnjë fjalë për fatin e saj. Ne, shprehim keqardhjen për heshtjen e Qeverisë ndaj ndërtimit të këtij objekti kulti që i mungon Tiranës, sikundër kërkojmë më shumë përgjegjshmëri ndaj të vërtetave për këtë projekt”. – Kështu është shprehur Partia Came në lidhje me të drejtat e Komunitetit Mysliman në vend.
 
Sipas reformave të ndërrmara, punimet për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë do të nisin në janar të këtij vitit dhe pritet të zgjasin rreth 3 vite. Myftiu i Tiranës thotë se financimi i komunitetit mysliman turk është 30 milion euro dhe ndërtimin e këtij objekti kulti nuk do ta pengojë me askush. Ylli Gurra tregon edhe disa detaje të xhamisë së Tiranës siç janë kupola, minaret dhe katet nëntokë.
 
Vec 2 muaj pas marrjes së kësaj leje, xhamia e Namazgjasë pritet të nisë së ndërtuari në janar. Punimet për të dhe për Muzeun e bashkëjetesës fetare do të zgjasin 3 vjet dhe financimi i parë është nga komuniteti mysliman i Turqisë me një fond prej 30 milion euro.
 
Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, tha se ndërtimin e xhamisë së madhe nuk e pengon më asgjë. Gjurma e xhamisë së madhe do të jetë 5200 m2, ndërsa sipërfaqja e godinës është 2.451 m2. Lartësia e kupolës së xhamisë është gati 40 m dhe më të larta do të jenë minaret.
 
Do të jetë një objekt kulti që do të përmbushë nevojat e besimtarëve, në të do të ketë edhe 2 kate nëntokë parkim dhe qendra argëtimi për fëmijë. Ndërsa Muzeu do të ketë objekte e dëshmi historike për të gjitha besimet fetare përfshirë edhe ato kristiane për të dëshmuar unitetin fetar në vend.
 
Xhamia e Namasgjasë mendohet të jetë Xhamia më e madhe në Ballkan.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit