0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Xhamia historike e Stambollit sjellë shpresë të re për të pastrehët

Më të lexuarat

Një xhami historike në qendër të një lagjeje të populluar të Stambollit ofron dush, veshje dhe ushqim falas për të pastrehët.

Xhamia Selime Hatun, një shtëpi e vogël muslimane e adhurimit në lagjen Beyoglu që daton nga shekulli i 17-të, është shfaqur si vend i shpresës dhe një strehë e përkohshme për dhjetëra persona që gjumin e bëjnë në qiell të hapur.

Nëpërmjet përpjekjeve të finaltropit, imamit 52-vjeçar Osman Gokrem, i cili ka punuar në këtë xhami për 17 vjet, personat e pastrehë kanë një mundësi për t’i përmbushur shumë nevoja të tyre bazë.

Gokrem bën të ditur se kjo është xhamia e vetme në të gjithë vendin, ku të paktën 50 të pastrehëve u ofrohet një dush për çdo ditë.

Projekti i përcaktuar nga udhëheqësi i shërbimit të adhurimit, i cili e përkushtoi jetën e tij për të ofruar ndihmë për nevojtarët, filloi në vitin 2017 kur një kabinë dushi u instalua brenda xhamisë.

“Në fillim, tre deri në pesë njerëz vinin dhe bënin dush këtu. Tani numri është rritur për të paktën 50 persona në ditë. Ka edhe disa persona të pastrehë që vijnë nga i gjithë qyteti për një dush”, thotë Gokrem.

Natyra ndihmëse e imamit e ka motivuar gjithmonë të nxitojë për ndihmën e nevojtarëve.

“Gjithmonë pyesja veten se ku mund të kryejnë një dush, ku mund të hanë, si ata blejnë atë që u nevojitet, sepse askush nuk i do ato. Kur një person i pastrehë shkon në rrojtore, berberi nuk i lejon ata të hyjnë. Jo sepse nuk kanë para, por sepse ata janë të pistë dhe mbajnë erë të keqe. Hamamet (banjot publike turke) e bëjnë të njëjtën gjë, ata nuk duan t’i lejojnë ata të hyjnë brenda”, shprehet Gokrem.

Falë mbështetjes së donatorëve, imami po ashtu në xhami shpërndan ushqim falas çdo të shtunë, e cila qëndron e hapur 24 orë në 7 ditët e javës si dhe dhuron veshje.

Qethje flokësh falas

Përskaj orarit të tij të zënë si imam, ai po ashtu qeth falas të pastrehët për t’i ri-integruar në shoqëri.

“Këtë të shtunë unë qetha rreth 15-20 të pastrehë. Nëse mendojmë se nuk është puna e jonë për t’i qethur ata, atëherë ne do t’i humbim ata”, thekson Gokrem, duke theksuar rëndësinë për t’i ndihmuar nevojtarët.

Ndihma për t’u gjetur një punë është pjesë e protjektit të vetë-projektuar të imamit Gokrem. Kur ata gjejnë një punë, ai i lejon ata të flenë në xhami për më shumë se një muaj derisa të mund të përballojnë vetë një apartament.

Aktualisht, gjatë netëve xhamia strehon pesë të pastrehë.

Gokrem tha se shumë njerëz ngurrojnë t’i afrohen një personi të pastrehë për ta ndihmuar, pasi shqetësohen për reagimin.

“Njerëzit shpesh mendojnë se nëse një person jeton në rrugë, ai është hajdut, mund t’i sulmojë ata, mban një thikë ose mund të jetë me probleme mendore”, thotë Gokrem.

Ndjenjë sinqeriteti

“Ju duhet të keni durim, dashuri dhe mëshirë, t’i ndihmoni ata. Ju duhet t’u tregoni atyre ndjeshmëri”, thotë Gokrem.

Duke theksuar se ka shumë arsye pse një person mund të bëhet i pastrehë, ai shton se çdokush një ditë mund të përfundojë pa shtëpi.

“Nganjëherë njerëz të pasur ose njerëz me karrierë të mirë mund të bëhen të pastrehë. Ju sot merrni një pagë, por nuk e dini çfarë do t’ju ndodhë nesër. Ata po ashtu janë njerëzorë dhe kanë arsyet e tyre pse flenë në rrugë”, thotë Gokrem.

Ai po ashtu dëgjon dhe diskuton për problemet e tyre, duke u përpjekur t’u ndihmojë në zgjidhjen e tyre, ndonjëherë duke i bashkuar ata me anëtarët e familjes së tyre.

Imami i xhamisë historike Selime Hatun i fton të gjithë, pa marrë parasysh nivelin e të ardhurave të tyre, të bëjnë diçka për nevojtarët dhe të pastrehët.

“Bëni diç ju personalisht. Unë nuk pajtohem me donacione vetëm përmes një llogarie bankare. Për të kuptuar situatën e të varfërve, të pasurit duhet t’i shohin sytë e tyre dhe t’i ftojnë ata në shtëpitë e tyre”, shprehet Gokrem.

Imami Gokrem përfundoi intervistën e tij duke cituar një ajet nga Kur’ani, “Kushdo që shpëton një jetë të vetme është sikur të ketë shpëtuar gjithë botën”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit