E vendosur në Rrugën e Mëndafshit, xhamia në Shian ka shërbyer për myslimanët për 13 shekuj.
Xhamia, e cila u ndërtua gjatë dinastisë Tang në vitin 742 pas erës së re në qytetin Shan, provincës Shanxi në pjesën qendrore të vendit, e cila u regjistrua me emrin kinez ‘Shan Huaciaoshiang Chinggis Dasai’, njihet si vendi ku përfaqësohen myslimanët.
E ndërtuar në një sipërfaqe të madhe prej 13 mijë hektarësh në qendër të qytetit, Xhamia e madhe Shan reflekton stilin arkitektonik islamik dhe kinez. Muret e xhamisë janë të zbukuruara me shkrime Kur’anore.
Xhamia në të cilën gjithashtu përfshihen dhomat e mëshimit dhe kafeteria, shërben si një kompleks. Dyert dhe dritaret i ka te zbukuruara me arkitekturë kineze.
E ndërtuar vetëm 110 vite pas vdekjes së Profetit Muhamed [paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të], e cila ka kaluar pesë dinasti kineze është restauruar dhe zgjeruar gjatë gjithë kohërave.
Xhamia gjendet në lagjen Hugmice (myslimanët Hui), ku ata kanë lokalet, kafenetë dhe shtëpitë e tyre tërheq vëmendjen e turistëve të cilët vijnë për të vizituar qytetin.
Në xhami janë të caktuar 7 imamë.
Muhamed Ma, i cili është imam në këtë xhami tha se në këtë xhami është shkruar i tërë Kur’ani në dysheme druri dhe poshtë shkrimit të Kur’anit është shkruar edhe në gjuhën kineze dh ky lloj i xhamisë është unik në tërë Kinën por edhe në botë.
Imami Ma tregoi se është gjenerata e katërt e tyre që janë në shërbim të kësaj xhamie.
Vlen të cekët se nga 56 grupe etnike të njohura zyrtarisht nga autoritetet kineze dhjetë nga ta janë myslimane. /30Ditët/