1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

WSJ: Obama shkëmben letra me Khamenein

Më të lexuarat

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei dhe presidenti amerikan Barack Obama kanë shkëmbyer korrespondencë ndërsa të dyja palët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje bërthamore, sipas një artikulli të gazetës The Wall Street Journal.

Gazeta shkruan se Ajatollah Khamenei i ishte përgjigjur nismës së Presidentit Obama për komunikim.

Zoti Khamenei i ka shkruar presidentit amerikan “javët e fundit” në përgigje të një letre nga zoti Obama në tetor “që shtronte mundësinp e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në luftën kundër Shtetit Islamik”, nëse arrihej një marrëveshje bërthamore, sipas gazetës.

Një diplomat iranian i paidentifikuar i tha gazetës se përgjigjia  Khameneit kishte një ton respektues, por ai nuk kishte bërë premtime.

Shtëpia e Bardhë dhe qeveria e Iranit nuk kanë konfirmuar zyrtarisht këtë korrespondencë./zeriamerikes

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit