-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

WP: NSA ka përgjuar të dhënat e përdoruesve të “Google” dhe “Yahoo!”

Më të lexuarat

Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare, NSA ka përgjuar të dhënat e qindra milionë përdoruesve të “Google” dhe “Yahoo!”, mes të cilëve edhe qytetarë amerikanë, njoftoi e përditshmja amerikane “Washington Post” në faqen e saj të internetit.
Programi i pagëzuar “MUSCULAR” dhe i operuar bashkarisht me institucionin homolog britanik të NSA-së, GCHQ, u lejon dy agjencive të shërbimeve sekrete marrjen e të dhënave prej fibrave optike të përdorura nga gjigantët e internetit, sipas dokumenteve të cituara nga “Washington Post” të marra prej ish-konsulentit të NSA-së, Edward Snowden.

Sipas së përditshmes, e cila ka intervistuar edhe zyrtarët e shërbimeve sekrete, programi është një degë sekrete e programit “PRISM” që i lejon NSA-së të marrë të dhëna përmes urdhërave të gjykatës nga kompanitë e teknologjisë së lartë.

Sipas një dokumenti të publikuar nga e përditshmja më 30 janar 2013, rreth 181 milionë elementë ishin mbledhur deri në atë datë gjatë 30 ditëve paraardhëse, nga të dhënat e postës elektronike deri tek dokumentet me tekst, ato audio dhe ato video.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit