1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

WP: Kush është shefi i ri i CIA-s?

Më të lexuarat

John Brenan, 57 vjeç, u konfirmua si drejtor i CIA-s më 7 mars nga Senati Amerikan.

Më parë, ai ka shërbyer si këshilltar kryesor i presidentit amerikan Barack Obama kundër terrorizmit.

Brennan ka luajtur një rol thelbësor në përpjekjet e Uashingtonit për të ndalur sulmet e Al-Qaedas që nga 11 shtatori i 2001, duke përfshirë këshillimin e Obamas për vendimin, që të sulmohej kompleksi pakistanez i Osama bin Ladenit në maj të 2011.

Sipas “The Washington Post”, Brennan njihet se “ka besimin e plotë të presidentit” dhe ka “qenë i përfshirë në pothuajse të gjitha çështjet kryesore të sigurisë kombëtare” gjatë katër vjetëve të fundit.

Kur e bëri publik nominimin e tij, Obama e quajti Brenanin si nëpunësin më punëtor të administratës që kishte parë ndonjëherë.

Brenda administratës së Obamas, Brennan ka udhëhequr transformimin e qasjes amerikane të kundërterrorizmit nga ajo e një lufte tokësore në Afganistan deri te metodat më tradicionale të vrasjeve të operativëve të lartë terroristë, shpesh duke përfshirë përdorimin e avionëve pa pilotë në vendet si Pakistani, Jemeni dhe Somalia.

Brennan ishte zyrtari i parë i administratës Obama, që pranoi publikisht se ekzistonte programi i sulmeve me avionët pa ekuipazh.

“Për fat të keq, ndonjëherë ju duhet të merrni jetë për të shpëtuar jetë, dhe kjo është ajo që ne kemi qenë në gjendje ta bëjmë për të parandaluar këta terroristë të kryejnë sulmet e tyre vrasëse”, i pat thënë Brennan rrjetit televiziv amerikan ABC në vitin 2012.

Në të njëjtën kohë, dhe në mes të rezistencës së komunitetit të zbulimit, ai ka kërkuar që ushtria të mbajë përgjegjësinë primare për programin e avionëve pa ekuipazh, për të lënë CIA-n që të fokusohet vetëm në inteligjencë.

Brennan është konsideruar si kandidat i lartë i Obamës për të udhëhequr CIA-s në vitin 2009, por ai tërhoqi emrin e tij nga shqyrtimi, pasi aktivistët e të drejtave të njeriut e akuzuan atë për mbështetjen ose lejimin e përdorimit të torturave me ujë dhe taktikave të tjera të marrjes në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm në kohën e Bushit.

Ai i ka quajtur kritikat si të padrejta.

Brennan që atëherë ka folur për nevojën er mbikëqyrjes së këtyre metodave amerikane të antiterrorizmit dhe ka argumentuar në favor të mbylljes së burgut amerikan në Gjirin e Guantanamos.

Brennan është nga shteti verilindor i New Jerseyt. Ai ka diplomuar në shkencat politike në Universitetin Fordham dhe ka një diplomë magjistrature nga Universiteti i Teksasit. Ai flet rrjedhshëm arabisht. Ai dhe gruaja e tij, Katy Pokluda Brennan, kanë tre fëmijë./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit